• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

KËSHILLAT BASHKIAKË – ME 22% PJESËMARRJE PS KONTROLLON MBI 90% TË PUSHTETIT VENDOR

6 years ago

Bazuar ligjin rr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 54, Këshilli Bashkiak ka të paktën 19 kompetenca. Ai shërben si parlamenti i bashkive, organ vendimmarrës dhe kontrollues për kryetarin e bashkisë dhe është produkt i përfaqësimit horizontal të qytetarëve. Këshilli miraton vendimet më të rëndësishme në bashki, buxhetin dhe strukturën, taksat dhe tarifat, marrjen e kredive dhe shlyerjen e tyre, deri tek emërtimi i rrugëve, dhënia e titujve të nderit. Nëse kryetari është i deleguari politik i partive ose koalicioneve politike, Këshilli është vota proporcionale e partive, pra është organi që përfaqëson më direkt partitë politike dhe programet e tyre për bashkitë.

Më 30 qershor do të duhej të ishin zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshilltarët, përmes një sistemi sa më konkurrues jo vetëm në sigla partish dhe emra kandidatësh, por edhe konkurrues në alternativa dhe oferta politike për zhvillimin më të qëndrueshëm dhe më cilësor të territorit dhe njësive vendore. Më 30 qershor zgjedhjet nuk mbetën unike vetëm për votimin formal për kryetarët, por tashmë edhe për parlamentet lokale, të cilat më pas do të zgjedhin përfaqësuesit në këshillat e qarqeve. Tabela e hartuar nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike tregon se në dy bashki, Delvinë e Selenicë, sic është theksuar edhe më parë nga raportimet e ISP, do të kenë 100% përbërje të vetëm një subjekti politik, Partia Socialiste.

Dhjetë bashki të tjera, përfshirë bashki të mëdha si Fier, Berat, Tiranë, Kavajë apo Vlorë e Durrës do të ketë 90%-94% përbërje vetëm nga Partia Socialiste në këshillin bashkiak. Të njëjtat raporte në kuota mbi 67% ose dy të tretat përfaqësues të vetëm një partie gjenden në rreth 38 bashki, përfshirë të gjitha bashkitë e mëdha. Edhe në bashkinë bastion të së djathtës, Shkodër, subjekti Partia Socialiste, i cili në mandatin e kaluar 2015-2019 ishte partia e tretë politike në këshillin bashkiak, tashmë jo vetëm që është e vetmja parti e madhe, por zotëron 78% të vendeve në këshill duke rivalizuar me PSD, parti e drejtuar nga një prej ish deputetëve të njohur të PS në këtë zonë.

Në bashki të vogla, sidomos ato veriore dhe verilindore, përqindja e këshilltarëve të Partisë Socialiste është më e vogël, deri në 24% në Mirditë e Has, apo 26-27% në Kukës e Pukë, 29% në Klos, 33% në M.Madhe, Bulqizë, Fushë Arrëz dhe Tropojë, etj. Kjo ka ndodhur për dy arsye, e para sepse PS tradicionalisht ka pasur mbështetje më të vogël horizontale në këto zona, por faktori kryesor është fakti se kemi të bëjmë me fenomenin e parcelizimit të votave me marrëveshje paraprake me subjekte të tjera formale politike, por që në këto zona kanë pasur pas tyre individë të “fortë”, biznesmenë lokalë, familje apo fise me ndikim lokal. Në vetëm dy raste ka kandidatë të pavarur fitues, në M.Madhe dhe në Sarandë.

Tabela dhe të dhëna të tilla krahasuese, pavarësisht analizës politike mbi përgjegjësinë, në thelb e dobësojnë akoma më shumë procesin e përfaqësimit politik dhe produktin legjitim të 30 qershorit, për shkak se dukshëm kemi të bëjmë me përqendrim pushteti tek një parti e vetme dhe aleatët e saj klientelistë dhe se pjesëmarrja në votime ishte simbolike në raport me pushtetin e madh që subjekti fitues do të ushtrojë në 61 njësitë e qeverisjes vendore në vend.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

Opinion në Komisionin e Posaçëm (KPP) mbi reformën zgjedhore
AKTIVITETE

Opinion në Komisionin e Posaçëm (KPP) mbi reformën zgjedhore

Standardet e integritetit gjatë procesit zgjedhor 2025 – Summary report
Building election integrity and political party resilience

Standardet e integritetit gjatë procesit zgjedhor 2025 – Summary report

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE