JETËSIMI CILËSOR I DEKRIMINALIZIMIT: PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR
PERIUDHA: KORRIK 2019-DHJETOR 2022
FINANCUES: MINISTRIA E JASHTME E MBRETËRISË SË VENDEVE TË ULTA
Me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Programi MATRA) ISP do të realizojë gjatë viteve 2019-2022 monitorimin aktiv të zbatimit të ligjit 138/2015 të njohur si ligji i dekriminalizimit. Pjesë e rëndësishme e projektit janë:
Krijimi i një sistemi matës funksional dhe afatgjatë që bën:
- analizën e mekanizmit të dekriminalizimit dhe lidhjes me vendimmarrjen politike,
- monitorimin e zbatimit të ligjit nga një spektër i madh i institucioneve përgjegjëse,
- sensibilizimin publik dhe ndjekjen e rasteve të evidentuara,
- mbështetje dhe lobim pozitiv në vendimmarrjet e aktorëve kryesorë politikë e institucionalë (v) propozon nisma përmirësuese ligjore ose administrative në Kuvend, në qeveri, tek partitë dhe në institucionet e tjera.