• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP – Parlamenti i ri 2021-2025, risitë, pritshmëritë dhe sfidat kryesore

4 years ago

Cilat ishin risitë e zgjedhjeve dhe si mund të lexohet rezultati final i tyre? Sa përfaqësues do të jetë parlamenti i ri? 140 deputetët e zgjedhur kanë marrë 799 mijë vota së bashku, ndërkohë që 778 mijë vota nuk do të përfaqësohen në parlament, pavarësisht se votuan në zgjedhje. Ndonëse kishim 3-4 parti politike konkurruese vetëm në tri qarqe pati konkurrencë më të zgjeruar sesa midis dy partive dhe në rezultatin final të zgjedhjeve rezultojnë se kanë fituar mandate shumë më tepër parti politike se numri i atyre që figuron në tabelën finale të rezultateve nga KQZ. Skemat taktike si mjet demokratik? Parti fiktive nën kontrollin e partive të mëdha? Parti e vetme në qeverisje dhe opozitë e parcelizuar? Rishikimi i fuqisë parlamentare në rolin dhe funksionin kushtetues?

Cilat janë sfidat kryesore të parlamentit të ri, dhe të dhënat më të rëndësishme për deputetët? A do të vijojë të largojë dekriminalizimi edhe deputetë të tjerë dhe cilat janë raportet moshore, gjinore, partiake dhe krahinore në përfaqësimin parlamentar? Pritshmëritë maksimale dhe minimale? Një raport i ekspertëve të Institutit të Studimeve Politike iu jep përgjigje të gjitha pyetjeve të mësipërme.

Zgjedhjet parlamentare 2021 kanë përfunduar dhe javën e ardhshme pritet të publikohet data e inagurimit të legjislaturës së re parlamentare. Praktika kushtetuese e mbledhjes së parlamentit parashikon seancën e hapjes dhe të verifikimit të mandateve, si dhe zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Kuvendit, seanca që drejtohen nga deputeti më i vjetër në moshë. Në javën e dytë të shtatorit pritet të mandatohet dhe të krijohet qeveria e re, e treta e PS prej vitit 2013. Praktika parlamentare maj-korrik 2021, gjatë të cilës Shqipëria kishte paralelisht një parlament të zgjedhur dhe një parlament në detyrë, si dhe praktika 2019-2021 me parlament pa opozitë reale dhe me vetëm 122 deputetë, ndonëse kanë dobësuar rolin e parlamentit në sistemin politik dhe në pozitën kushtetuese të tij, sipas vlerësimit të ekspertëve të ISP, janë indice të forta për të kthyer vëmendjen tek legjislatura e re, reformimi i sistemit përfaqësues dhe një qasje të re më institucionale në jetën parlamentare dhe politike.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka monitoruar aktivitetin parlamentar 2016-2020, fillimisht me mbështetjen e FES (2016), të Ambasadës së Holandës (2017-2020), si dhe do të vijojë monitorimin 2021-2023 me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri. Monitorimi përfshin raporte periodike, vlerësime mbi Kuvendin, cilësinë e përfaqësimit për cdo deputet e grup parlamentar, rolin e parlamentit në vendimmarrje, si dhe treguesit e transparencës dhe të llogaridhënies në parlament. ISP do të vijojë monitorimin edhe të aspekteve të tjera që lidhen me parlamentin, mbështetur nga donatorë perëndimorë, siç janë dekriminalizimi në jetën politike dhe publike (2021-2023), konflikti i interesit, si dhe progresi në procesin e integrimit të Shqipërisë (2021-2023). Ky raport informativ është produkt i angazhimeve të ISP në informimin e publikut mbi progresin demokratik, si dhe nuk është pjesë e ndonjës projekti mbështetës.

Për të lexuar raportin e plotë, klikoni këtu:

ISP – Parlamenti i ri 2021-2025, risitë, pritshmëritë dhe sfidat kryesore

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Forum me nxënës të “Ernest Koliqi”: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90
AKTIVITETE

Forum me nxënës të “Ernest Koliqi”: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE