Mund të ketë mbështetje absolute, mund të ketë kritika, mund të jetë zgjidhje afatgjatë, por mund edhe të shihet si një eksperiment tranzicioni: por në çdo rast reforma në drejtësi mbetet ndryshimi më i rëndësishëm strukturor dhe institucional në Shqipëri prej Kushtetutës së vitit 1998. Për këtë arsye ajo duhet njohur, duhet lexuar e kuptuar, përpara se të monitorohet e komentohet në jetësimin e saj. Brezi i ri studentor, sidomos studentët e drejtësisë, kanë rastin të jetë brezi i parë i një sistemi të ri drejtësie, ndaj edhe njohja me reformën dhe institucionet e reja të saj, ndryshimet kushtetuese 2016 dhe ecurinë e procesit të vetingut, sfidat aktuale dhe pritshmëritë për të ardhmen, – janë e mbeten nevojë jetike, standard profesional dhe një prej angazhimeve kryesore të Institutit të Studimeve Politike.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e OSFA ka organizuar seanca informimi e debati me të rinjtë studentë të drejtësisë në Universitetin “Aleksander Moisiu” në Durrës dhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Në ditët e ardhshme do jetë edhe në Korçë, Elbasan, Vlorë, etj. Një netËork funksional për studentët e drejtësisë lidhur me monitorimin e reformës mbetet opsion i duhur. Studentët janë anketuar paraprakisht mbi njohuritë e reformës dhe perceptimet mbi të, më pas ka pasur debate prezantuese dhe shpërndarje ilustruese të botimit special të ISP mbi reformën në drejtësi.
Pjesëmarrës ishin studentë të drejtësisë, ekspertët ishin prof. Arben Cara drejtues departamenti në UAMD, Entela Hoxhaj drejtuese departamenti në USH dhe prof. Ervin Karamuço, ekspert ligjor pranë ISP.