• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Forum: Me të rinjtë në Peshkopi mbi standardet e integritetit për zyrtarët e lartë

13 hours ago

Instituti i Studimeve Politike (ISP) organizoi një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit te Dibrës mbi dekriminalizimin, integritetin dhe rëndësinë e përfaqësimit me standarde etike në jetën publike. Në aktivitet morën pjesë të rinj nga gjimnazi i përgjithshëm dhe shkolla profesionale e qytetit, të cilët diskutuan mbi nevojën për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe besim te zyrtarët publikë, si dhe mbi rolin që kanë qytetarët dhe të rinjtë në forcimin e standardeve demokratike.

Takimi u moderua nga aktivistja Majlinda Hoxha e cila theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në diskutime që lidhen me standardet e përfaqësimit publik dhe kulturën demokratike. Gjatë aktivitetit, koordinatorja e projektit Juliana Bilbilaj nga ISP prezantoi një panoramë të procesit të dekriminalizimit në Shqipëri, duke u ndalur te bilanci i deritanishëm, perceptimi publik dhe sfidat që lidhen me nevojën për institucione dhe përfaqësues me integritet moral e politik. Në vijim u fol edhe mbi rëndësinë e integritetit të zyrtarëve publikë, transparencës dhe llogaridhënies në kuadër të Planit të Integritetit të Bashkisë Dibër, si një prej instrumenteve ligjore për garantimin e standardeve më të larta etike dhe profesionale në administratën vendore. Aktivistja rinore Lili Doda ndau reflektime mbi perceptimin e të rinjve ndaj politikës dhe rëndësinë e angazhimit qytetar në proceset vendimmarrëse.

Pjesa kryesore e aktivitetit u fokusua te diskutimi me të rinjtë, të cilët ndanë pritshmëritë e tyre për një brez të ri zyrtarësh dhe përfaqësuesish publikë. Ata kërkuan më shumë transparencë, llogaridhënie, meritokraci dhe përfaqësim me integritet, duke theksuar se kanë nevojë për modele pozitive ku mund të besojnë. Sipas tyre, një zyrtar publik duhet të jetë i sinqertë, i drejtë, i ndershëm, transparent me qytetarët, korrekt dhe serioz, me vizion, të ketë kreativitet dhe iniciativë si dhe të jetë patriot dhe i mirëedukuar.

Shumë prej pjesëmarrësve, votues për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme, theksuan se këto cilësi do të jenë kriteret kryesore mbi të cilat do të bazojnë votën e tyre. Në diskutime u nënvizua gjithashtu se brezi i ri kërkon përfaqësues që e shohin funksionin publik si shërbim ndaj qytetarëve dhe jo si privilegj personal, si dhe më shumë standarde europiane në etikën publike, qeverisje dhe përfaqësim demokratik.

Aktiviteti ishte në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, të cilin Instituti i Studimeve Politike (ISP) po e jetëson mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë përgjegjësi e ISP-së

ShareTweet

Të ngjashme

Dekriminalizimi: Mbi raportin vjetor të PP – Bilanci, problematika dhe rekomandime nga monitorimi
ANALIZA

Dekriminalizimi: Mbi raportin vjetor të PP – Bilanci, problematika dhe rekomandime nga monitorimi

ISP në seancën dëgjimore në Kuvend lidhur me ligjin e financimit të partive
ARKIVI MEDIATIK

ISP në seancën dëgjimore në Kuvend lidhur me ligjin e financimit të partive

Integriteti i reformës territoriale dhe praktikat e mira të vendeve të BE-së
ANALIZA

Integriteti i reformës territoriale dhe praktikat e mira të vendeve të BE-së

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE