• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP, KSH, CRD: DEKLARATË MBI NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR

5 years ago

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 23 korrik projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, bazuar në marrëveshjen politike të datës 5 qershor 2020, e cila mundësoi përfshirjen në tryezën e diskutimit dhe në dialogun midis palëve, të opozitës jashtëparlamentare.

Në emër të organizatave që ne përfaqësojmë, Instituti i Studimeve Politike (ISP), Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) dhe Civil Rights Defenders (CRD) deklarojmë se parimisht mbështesim çdo përpjekje dhe dialog politik midis palëve që shkon në funksion të progresit në procesin e integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian dhe të forcimit të stabilitetit demokratik dhe shtetit të së drejtës.

Qytetarët shqiptarë kanë pritur dhe meritojnë një reformë zgjedhore efektive, të bazuar në rekomandimet e ODIHR/OSBE, veçanërisht atyre me karakter prioritar, të cilat janë adresuar në raportet përfundimtare të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe të qeverisjes vendore vitet e fundit në vendin tonë. Ndryshimet e radhës ne Kodin Zgjedhor nuk i dhanë përgjigje të gjitha rekomandimeve prioritare të raporteve të ODIHR/OSBE, ndërkohë që disa prej këtyre ndryshimeve vendosin në pikëpyetje parime të rëndësishme kushtetuese sikurse është parimi i respektimit të hierarkisë së akteve normative, një detyrim që rrjedh nga parimi i shtetit të së drejtës dhe i koherencës në sistemin ligjor, parimi ndarjes dhe balancimit të pushteteve (pasi i kërkohet KQZ-së, si organi i ngarkuar në nivelin më të lartë me administrimin e procesit që në të gjitha etapat e tij që t’i kërkojë informacion të rregullt organeve të Policisë dhe të prokurorisë për personat në hetim) apo parimi i përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve para ligjit (kur parashikohet që gjyqtarët e Kolegjit zgjedhor gjyqësor, nuk i nënshtrohen hetimit dhe procedimit disiplinor gjatë ushtrimit të detyrës), etj.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ecën paralelisht me një nismë të ditëve të fundit për ndryshime kushtetuese, ndërkohë që shqetësimet lidhur me nevojën e reformimit të legjislacionit mbi partitë politike, të nevojshme për demokratizimin e tyre të brendshëm, nuk morën përgjigje.

Edhe pse jemi në vitin e 30-të të demokracisë, vërejmë me shqetësim përsëritjen e traditës negative të ndryshimeve të minutës së fundit, përfshi këtu ndërhyrjet në Kushtetutë të diktuara nga urgjenca dhe nevoja për konsensus, të ndërhyrjeve në ligjet me shumicë të cilësuar që nuk respektojnë parimin e gjithëpërfshirjes dhe konsultimit publik dhe që miratohen me procedura të përshpejtuara dhe të mbyllura parlamentare.

Mbi këtë bazë vlerësimi, organizatat tona, të fokusuara prej vitesh në monitorimin dhe trajtimin e standardeve që duhet të garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vendin tonë,

a) shprehin keqardhjen që ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk reflektuan plotësisht nevojën jetike të vendit për reformë të thellë dhe të qëndrueshme në kohë, konform standardeve të rekomanduara nga OSBE/ODIHR;

b) shprehim keqardhjen se veprimtaria e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore u suprimua nga veprimtaria e Këshillit Politik (organ ekstra ligjor), i cili dakordësoi ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, të mbështetura më pas nga një grup deputetësh, të cilët formalizuan nismën ligjore që u votua në seancë plenare me shumicë të cilësuar.

c) Institucioni i Kuvendit të Shqipërisë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për njoftimin dhe konsultimin publik dhe me zotimet e tij publike, nuk zhvilloi konsultime publike për ndryshimet e propozuara dhe të miratuara në Kodin Zgjedhor por i dha përparësi marrëveshjes së arritur mes palëve në Këshillin Politik, duke bërë që procesi të ishte i mbyllur dhe jo gjithëpërfshirës.

KHSH, ISP dhe CRD i bashkohen apeleve të partnerëve ndërkombëtarë për maturi, proces të hapur e bashkëpunues, efektiv dhe afatgjatë, si dhe risjell në vëmendje tek aktorët kryesorë politike dhe institucionalë se reforma zgjedhore nuk mund të vazhdojë të mbetet monopol i partive politike, por në radhë të parë është një çështje që i përket zgjedhësve shqiptarë, interesit publik dhe kërkon respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë përfaqësuese dhe funksionale.

Tri organizatat tona, në përputhje me misionet dhe veprimtarinë e tyre do të vijojnë të jenë aktive në monitorimin e procesit të debatit mbi legjislacionin kushtetues e zgjedhor. Paralelisht organizatat tona janë duke zbatuar projektin “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Kjo nismë synon fuqizimin e qytetarëve në proceset demokratike të lidhura me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, që paraqet një objektiv madhor dhe shumë aktual në vendin tonë.

Deklarate e perbashket_ISP_CRD_KShH-final

ShareTweet

Të ngjashme

Tryezë diskutimi – Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve
LAJME NGA ISP

Tryezë diskutimi – Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve

Infografik: Rinumërimi i votave dhe integriteti i votës
Building election integrity and political party resilience

Infografik: Rinumërimi i votave dhe integriteti i votës

Vlerësime, gjetje dhe rekomandime: Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme 2023-2025
LAJME NGA ISP

Vlerësime, gjetje dhe rekomandime: Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme 2023-2025

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE