• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP – KËSHILLTARËT MË AKTIVË NË KOMUNIKIMET PUBLIKE: 5 BASHKITË E QARKUT TIRANË

6 years ago

Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Lëviz Albania (LA) realizoi gjatë vitit 2018-2019 projektin “Bashkitë e qarkut tiranë: transparenca, qeverisja qytetare dhe llogaridhënia”, të fokusuar në elementë të ndryshëm monitorimi, analize, sensibilizimi dhe angazhimi në problematikat e transparencës dhe llogaridhënies në bashkitë e këtij qarku. Një prej komponentëve risi të këtij projekti ishte monitorimi i aktivitetit të këshilltarëve lokalë në secilën bashki, kryesisht angazhimi i tyre në mbledhjet e këshillave bashkiakë, në mbledhjet e komisioneve brenda këshillit bashkiak, si dhe angazhimi publik (në media, dalje, deklarata, media sociale, kanale komunikimi të dedikuar, etj) në funksion të rolit si këshilltar dhe përfaqësues i qytetarëve në vendimmarrje.

Në fillim të projektit, përmes një letre informative mbi projektin, aktivitetet, qëllimin dhe metodologjinë që do ndiqet, i është dërguar zyrtarisht të gjitha bashkive, të gjitha grupeve të këshilltarëve dhe të gjithë këshilltarëve nominalisht në qarkun Tiranë. Kjo do të thotë se këshilltarët kanë qenë që në fillim të mirinformuar për natyrën e projektit, qëllimet dhe sidomos mbi metodologjinë e vlerësimit. Kjo është bërë për të rritur transparencën dhe bashkëveprimin, por edhe për të nxitur këshilltarët të fokusohen në elementët e metodologjisë në monitorimit, nëse një gjë e tillë përbën interes të tyre publik ose përfaqësues.

Mbi bazën e gjetjeve të monitorimit, ISP publikoi në shtator 2018 raportin e parë të monitorimit për periudhën janar-shtator 2018. Të dhënat e raportit iu dërguan të gjitha grupeve të këshilltarëve, secilës bashki dhe secilit këshilltar, medias dhe organizatave partnere të shoqërisë civile që veprojnë në çështjet e demokracisë vendore në bashkitë e qarkut Tiranë.

  • Reagimi ndaj raportit ishte pozitiv nga ana e shumicës së trupës zgjedhore, sidomos e drejtuesve të grupeve të këshilltarëve dhe drejtuesve politikë, si dhe nga media.
  • Reagime kritike të veçuara erdhën nga këshilltarë që rezultuan me bilanc kritik në vlerësimin e aktivë në komunikimet publike e mediatike të tyre. Argumenti i tyre nuk lidhej me metodologjinë dhe saktësinë e të dhënave, por me diferenca në perceptimin mbi funksionet e një këshilltari.

Këshilltarë që janë në listat e mazhorancës e shohin të mjaftueshëm angazhimin e tyre në mbledhjet periodike partiake në zona apo në aktivitetet e organizuara nga kryetarët e bashkive, partia apo institucioni. Një pjesë e këshilltarëve në opozitë e shohin të mjaftueshëm rolin e tyre kritik ndaj problematikave të qeverisjes qendrore, duke e trajtuar qeverisjen lokale si pjesë të saj dhe jo fokus më vehte.

Stafi i Institutit të Studimeve Politike ka monitoruar edhe periudhën e dytë të projektit, sidomos periudhën janar-prill 2019 në marrëdhëniet e këshilltarëve të të gjitha bashkive të qarkut Tiranë me median (vizive, të shkruar, sociale, etj), si dhe çdo lajm që lidhet me aktivitetin e tyre publik në funksionin e këshilltarit lokal. Gjithashtu janë marrë të dhëna të rregullta për të gjitha mbledhjet e këshillave bashkiakë, – prezenca e këshilltarëve dhe listë-pagesa e tyre mujore, problematikat e pjesëmarrjes, rregullave etike, respektimit të ligjeve dhe dokumenteve mbi të cilat këshillat funksionojnë, etj.

Në raportin e ri stafi i ISP konstatoi rritje të gatishmërisë dhe vullnetit të këshillave bashkiakë për të bashkëpunuar me stafin tonë dhe për të qenë aktivë në debatet, fokus grupe, tryeza apo analiza që lidhen me funksionin e tyre dhe përfaqësimin qytetar.

Disa prej takimeve, sidomos në bashkitë jashtë Tiranës, nxorën në pah nevojën e madhe të komuniteteve lokale për të pasur më shumë vëmendje dhe prani të këshillave /  këshilltarëve bashkiakë, si dhe mungesën e dukshme të pranisë dhe vëmendjes nga organet e tjera përfaqësuese, sidomos parlamenti dhe ekzekutivi qendror.

Aktualisht bashkia Kavajë, Rrogozhinë, Vorë dhe pjesërisht Kamëz nuk kanë përfaqësim parlamentar të individëve nga komunitetet e tyre lokale, por përfaqësim indirekt nga politikanë të Tiranës të emëruar në këto zona. Në këto rrethana përfaqësimi përmes kryetarëve të bashkive, këshillave bashkiakë apo këshillave të qarqeve shihet si mekanizmi i vetëm i përfaqësimit direkt të komuniteteve lokale, problematikave lokale dhe shqetësimeve lokale.

Në tërësi nga monitorimi i stafit të ISP konstatohet rritje e angazhimit të këshilltarëve në komunikimet publike përmes medias, kryesisht për shkak të afrimit të periudhës së ri-kandidimit, pra edhe nevojës për një bilanc pozitiv në vlerësimin e tyre, por edhe për shkak të ndikimit pozitiv që ka pasur monitorimi dhe sensibilizimi publik përmes raporteve, mediave, deklarimeve dhe kërkesave për më shumë angazhim, transparencë dhe llogaridhënie.

Të dhënat e mëposhtme janë pjesë e gjetjeve kryesore në nivel bashkish dhe qarku Tiranë kryesisht gjatë periudhës janar – prill 2019, por në disa elementë siç rezulton edhe në raport, të dhëna nga periudha shtator 2018 kur doli raporti i parë i ISP.

RAPORTI I PLOTË MUND TË SHKARKOHET & LEXOHET KËTU:

ISP – KLASIFIKIMI ME KËSHILLTARËT BASHKIAKË MË AKTIVË NË KOMUNIKIMET PUBLIKE – QARKU TIRANË 2018-2019

ShareTweet

Të ngjashme

Tryezë diskutimi – Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve
LAJME NGA ISP

Tryezë diskutimi – Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve

Infografik: Rinumërimi i votave dhe integriteti i votës
Building election integrity and political party resilience

Infografik: Rinumërimi i votave dhe integriteti i votës

Vlerësime, gjetje dhe rekomandime: Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme 2023-2025
LAJME NGA ISP

Vlerësime, gjetje dhe rekomandime: Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme 2023-2025

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE