• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: HETIM PENAL DHE REAGIM INSTITUCIONAL NDAJ ATYRE QE DEVIJUAN VOTAT E 25 QERSHORIT

7 years ago

Duke vlerësuar përpjekjet e institucioneve për të shënuar progres në të gjitha fazat e zhvillimit dhe administrimit të zgjedhjeve parlamentare 2017, në emër të Institutit të Studimeve Politike ju drejtohemi me kërkesën e mëposhtme:

Gjatë procesit të ri-numërimit të votave në disa qendra votimi në Tiranë, sipas kërkesës së subjekteve elektorale PS dhe PDIU, por edhe gjatë raportimeve të medias javën e fundit janë konstatuar raste të shumta të shkeljeve të Kodit Zgjedhor në fazën e administrimit të votave në Tiranë. Në më shumë se 60% të qendrave të verifikuara u gjetën devijime midis rezultatit të pasqyruar në procesverbalin e numërimit dhe gjendjes faktike të votave në kutitë e votimit. Media vijon të raportojë raste të tjera, të cilat e bëjnë fenomenin më shqetësues. Këto parregullsi, megjithëse në përmasa ende të pamatshme lidhur me rezultatin final të zgjedhjeve, cenojnë integritetin e zgjedhjeve dhe vlerat e votës. Ato përbëjnë krim penal, një devijim të papranueshëm nga standardet demokratike të zgjedhjeve dhe një akt të rëndë minues ndaj besimit publik tek demokracia përfaqësuese.

Kodi Penal në RSH, neni 326 përcakton se “falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet”.

Mbi bazën e këtij neni, dhe detyrimeve të tjera që burojnë nga Kushtetuta dhe legjislacioni zgjedhor në Shqipëri, ju apelojmë:
1. Mbi bazën e fakteve të deritanishme KQZ, partitë politike dhe institucionet që përfaqësoni, të depozitojnë kallëzim penal pranë organeve të hetimit për të gjithë numëruesit përgjegjës për devijimin e votave dhe falsifikimin e rezultateve. Nëse kjo nuk ndodh, prokuroria të nisë hetimet mbi bazën e faktit publik dhe në dobi të interesit publik.2. Mbi bazën e fakteve të deritanishme KQZ të iniciojë një proces të brendshëm verifikimi të të gjithë materialit zgjedhor, paralele me procesin e shpalljes së rezultatit final të zgjedhjeve. Përmes këtij procesi, i cili mund të marrë kohë në administrim, lexohet vota reale dhe sidomos rastet e deviacionit, të cilat duhet të trajtohen sipas ligjit, si vepra penale.
3. Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim, partitë politike përgjegjëse duhet të distancohen publikisht nga përfaqësuesit e tyre të përfshirë, si dhe të përjashtojnë nga anëtarësia këto që ka shkelur ligjin dhe rregullat etike.
4. Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim, Këshilli i Ministrave dhe institucionet përgjegjëse, të rivlerësojnë marrëdhëniet e punës me çdo individ komisioner e numërues që ka kryer vepër penale në fazën e administrimit zgjedhor.
5. Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim të deklarohet vullneti politik për ngritjen në shtator të një komisioni AD-HOC shtetëror, me përbërje 50% përfaqësues politike dhe 50% me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, për të analizuar të gjitha shkeljet e procesit dhe për të propozuar masa ligjore e administrative për të ardhmen.
6. Mbi bazën e fakteve të deritanishme të gjitha institucionet e përfshira në këtë problematikë, të reagojnë zyrtarisht dhe publikisht, të analizojnë përgjegjësinë dhe të marrin përgjegjësi, kohë përpara publikimit të raportit përfundimtar të zgjedhjeve nga Misioni i ODIHR/OSBE për zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë investim më negativ për imazhin e vendit, për interesat e tij afatgjata, për besimin publik tek demokracia dhe institucionet, sesa cenimi, deformimi dhe trafikimi politik apo klientelist i votës së fshehtë të qytetarëve shqiptarë. Pas 27 vitesh tranzicion drejt demokracisë kjo përvojë zhgënjyese mbetet trashëgimia më negative e klasës politike, dështimi më i madh i partive politike që kanë monopolin në administrimin zgjedhor, si dhe pengesa jonë më e madhe për të kaluar në një stad tjetër të demokracisë.
Instituti i Studimeve Politike beson shumë në gjykimin dhe reagimin tuaj institucional, dhe e vlerëson atë si një akt përgjegjësie ndaj rendit kushtetues, parimeve të demokracisë dhe sfidave tona të sotme e të ardhshme si shtet e shoqëri.

ShareTweet

Të ngjashme

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One
ANALIZA

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor
ANALIZA

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor

Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore:  Adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve
ANALIZA

Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: Adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE