“Rritja e bashkëpunimit rajonal në disa nivele për të konsoliduar dhe ruajtur dinamikën e procesit të integrimit në BE” është tematika që në kuadër të Procesit të Berlinit ka bashkuar gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, midis të cilëve edhe Kuvendi i Shqipërisë. Instituti i Studimeve Politike (ISP) është partneri shqiptar i projektit, i cili deri tani ka realizuar disa aktivitete rajonale, përfshirë takimin në Tiranë të kryetarëve të komisioneve për çështjet e integrimit. ISP ka hartuar raportin e dytë të monitorimit mbi zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në tetor gjashtë vendet, në nivel parlamenti dhe partnerëve të shoqërisë civile do të jenë në takimin e radhës në Berlin, me ftesë të Bundestag/Ministrisë së Jashtme. Për të vlerësuar rezultatet e deritanishme, ecurinë e marrëveshjeve, bilancin e punës nga ana e Kuvendit, problematikat në ndjekje dhe prioritetet e ardhshme, ISP dhe Kuvendi organizuan një takim konsultativ të ekipit që do të marrë pjesë në takimin e Berlinit. Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane znj. Jorida Tabaku, zv/kryetarja e Komisionit znj. Etilda Gjonaj, si dhe ekspertët e Kuvendit diskutuan mbi raportin me gjetjet e deritanishme, angazhimet aktuale të Kuvendit dhe sfidat e angazhimit për palën shqiptare.
The project “Parliamentary Diplomacy: Regional Cooperation Through Enhanced Parliamentary Dialogue” is led by the Institute for Democracy (IDSCS) – North Macedonia with the partners from the Western Balkan region: Institute Alternativa (IA) – Montenegro, Institute for Political Studies (IPS) – Albania, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability – Serbia, Kosova Democratic Institute (KDI) – Kosovo, and the Network of Progressive Initiatives (NPI) – Bosnia and Herzegovina