• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: Deklarim lidhur me raportin final të ODIHR/OSBE mbi zgjedhjet e 14 majit 2023

2 years ago

Instituti i Studimeve Politike (ISP) mirëpret raportin final të misionit të ODIHR/OSBE mbi zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023. Raporti përbën dokumentin më të rëndësishëm të vlerësimit të standardeve të procesit zgjedhor. ISP ka pasur rol aktiv në monitorimin e procesit, adresimin e rekomandimeve dhe fokusimin tek dekriminalizimi dhe standardet e integritetit të kandidatëve, partive dhe fushatës.

Mbi këtë bazë, ISP mirëpret gjetjet, shqetësimet dhe rekomandimet prioritare të lidhura:

  • me cenimin e integritetit të votës përmes praktikave klienteliste dhe korruptive
  • me keqpërdorimin e shumëfishtë të burimeve shtetërore në fushatë
  • me klimën e polarizuar, retorikën kërcënuese dhe mungesën e programeve
  • me krizën e përfaqësimit politik dhe problemet e legjitimitetit
  • me rastet e standardeve të dyfishta në KQZ dhe në administrimin zgjedhor
  • me rolin kritik të medias dhe keqpërdorimin e medias online

Raporti konfirmon se zgjedhjet kishin legjitimitet dhe konkurrim, por qeveria dhe institucionet përgjegjëse nuk arritën të jetësonin standardet që i nevojiten një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Reforma e munguar zgjedhore është përgjegjës dypalëshe. Në thelbin e tyre zgjedhjet e 14 majit 2023 ishin një proces më shumë në modelet kritike të tranzicionit, jo një proces që krijon ndarje nga tranzicioni dhe kalim në një stad të ri.

E rëndësishme: raporti nuk duhet lexuar pro vs kundër palëve politike. Ai nuk është dokument për të justifikuar dështimet dhe as për t’iu fshehur përgjegjësive politike ose penale. Ai është dokument që i adresohen të gjithë palëve, institucioneve dhe aktorëve të përfshirë, – ku natyrisht hierarkia e përgjegjësisë reflekton piramidën e fuqisë vendimmarrëse në parlament, në qeveri, në opozitë, në KQZ, në administratë dhe në institucione.

ISP përshëndet rekomandimin prioritar të ODIHR, “për reformë domethënëse zgjedhore dhe të adresojnë të gjitha rekomandimet”, dhe apelon që Kuvendi, partitë parlamentare dhe vetë OSBE ta konsiderojnë prioritet reformën, si dhe të krijojnë hapësirë për përfshirjen dhe konsultimin real dhe integrues me shoqërinë civile.

Gjatë muajit tetor – nëntor ISP do të iniciojë dy tryeza diskutimi me Kuvendin dhe partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë lidhur me problematikat zgjedhore, rast i mirë që institucionet dhe komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore të mbështesin nismat e shoqërisë civile dhe të ofrojnë kontributet e tyre konkrete lidhur me rekomandimet dhe prioritetet e reformës.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

Prokuroria: 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, 7 persona të arrestuar për krime zgjedhore 
Krimet Zgjedhore

Prokuroria: 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, 7 persona të arrestuar për krime zgjedhore 

SPAK: 39 procedime penale të regjistruara nga denoncimet
Krimet Zgjedhore

SPAK: 50 denoncime dhe 5 sinjalizime në portalin online

SPAK: 39 procedime penale të regjistruara nga denoncimet
Krimet Zgjedhore

SPAK: 39 vepra penale për korrupsion aktiv në zgjedhje

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE