Instituti i Studimeve Politike organizoi në ambientet e Librit Akademik, ASH, një fokus grup me tematikë mbi ligjet dhe impaktin e mungesës së akteve nënligjore. Në këtë takim morën pjesë ekspertë përfaqësues nga organizata te shoqërisë civile, institucionet shtetërore si dhe akademikë, të cilët përcollën dhe konsultuan me njëri-tjetrin problematikat me të cilat ata hasen vazhdimisht në punën e tyre në raport me anket nënligjore dhe mungesën e tyre.
Disa nga çeshtjet në të cilat u fokusua debati ishin, përvoja nga mungesa e akteve nënligjore / moszbatimi i ligjeve, vlerësimi mbi impaktin e akteve të munguara ligjore si dhe rrugëzgjidhje / sugjerime për përmirësime në të ardhmen. Ekspertët pjesëmarrës bënë konstatimet e tyre lidhur me problematikat si dhe evidentuan mangësitë e akteve nënligjore duke e orientuar biseden drejt rasteve konkrete dhe rekomandimeve të cilat vijnë si rezulatat i eksperiencave të tyre profesionale dhe të organizatave që përfaqësojnë.
ISP është duke monitoruar matricë ligjore, aktet nënligjore dhe impaktin e mungesës së tyre. Gjatë monitorimit rezultojnë mungesa të akteve nënligjore për një sërë ligjesh të rëndësishme, siç janë legjislacioni për arsimin e lartë, legjislacioni mbi pakicat kombëtare, legjislacioni mbi pronësinë, legjislacioni mbi ndihmën juridike, etj. Disa prej gjetjeve janë bërë tashmë publike, ndërkohë që stafi i ISP vijon të adresojë rekomandime dhe letra sensibilizuese tek ministritë dhe institucionet e linjës, sipas akteve nënligjore të munguara, për të nxitur hartimin e miratimin e tyre.
Ky projekt implementohet me mbështetjen financiare nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.