• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: Broshurë informative mbi memorien dhe hartën digilate të kujtesës

4 years ago

Më 2021 numri i popullsisë që kanë lindur pas 1990, pra që nuk ka jetuar asnjë moment në periudhën komuniste, arrin në 1.3 milionë ose 46% e numrit total. Informacionet e tyre mbi atë periudhë janë krijuar përmes perceptimit, kryesisht ndikimit të shkollës, familjes, shoqërisë dhe medias. Tekstet mësimore, informacioni në media dhe ligjërimi publik evitojnë trajtimin e të kaluarës komuniste në këndvështrim reflektues. Trashëgimia e të kaluarës, sidomos ajo lidhur me krimet dhe persekutimet bazuar në motive politike kanë burim referimi dëshmitë personale, jo trajtimin institucional. Për këto arsye dhe për faktin se procesi i ndarjes së drejtë me të kaluarën dhe i dialogut mbi të nuk ka ndodhur ende, është e kuptueshme që informacionet e marra nga të rinjtë mbeten sipërfaqësore dhe subjektive.

Shqipëria për më se katër dekada ishte vendi i burgjeve të vogla në një burg të madh, siç e quante Maks Velo. Harta e memories, e burgjeve dhe e kampeve është shumëfish më e ngarkuar sesa harta e universiteteve, akademike dhe kolegjeve. Një sistem i dhunshëm i bazuar tek frika, persekutimi, izolimi dhe propaganda krijon pasoja jo vetëm për “njeriun e ri”, por edhe për memorien, për raportin personal, për raportin shtet – individ, shoqëri – individ, por edhe për raportin individual me të kaluarën.

Fakt është se Shqipëria ka nevojë për muze mbi burgjet politike dhe kampet e internimit, ka nevojë për informim real dhe reformim cilësor të teksteve mësimore dhe të ligjërimit publik. Sot pjesa më e madhe e të rinjve mendojnë se Shqipëria ka braktisur vendet e kujtesës, vetëm gjysma kanë pasur diskutime mbi to në familje apo shkollë. Vendet e kujtesës duhen përdorur për memorie shoqërore dhe për qëllime edukimi. Një brez i ri që gjen forcë të përballet me trashëgiminë e të kaluarës dhe pasojat e saj, do ta ketë më të lehtë të jetojë dhe krijojë brenda nesh një mjedis më qytetar, më demokratik dhe më evropian. Personaliteti i shquar Vaslav Havel ka thënë: “nëse do të kemi ndonjë shans për t’ia dalë mbarë, mënyra për të luftuar për mirësjelljen, arsyen, përgjegjësinë, sinqeritetin, civilizimin dhe tolerancën, është një dhe e vetme: duke qenë vetë të denjë, të arsyeshëm, të  përgjegjshëm, të sinqertë, të qytetëruar dhe tolerantë”. 

Përballja me të vërtetat është nevojë, kulturë dhe sfidë.

Koha është tani!

Harta digitale e vendeve të kujtesës është na ndihmon për të kuptuar më mirë të vërtetat historike mbi krimet dhe persekutimet gjatë regjimit komunist. Nga 60 bashkitë e sotme, në 98% të tyre ka pasur burg politik, kamp internimi apo kamp pune të detyruar në periudha të ndryshme gjatë viteve 1945-1990. Ka bashki dhe zona, në të cilat numri i burgjeve dhe i kampeve është shumë i lartë, gjë që tregon ose nivelin e persekutimit në këto zona ose strukturën e përqendruar të persekutimit të ndjekur nga sistemi i kaluar.

Publikimi është pjesë e projektit “Memoria dhe harta digitale e vendeve të kujtesës në Shqipëri”, të cilin Instituti i Studimeve Politike (ISP) po e zbaton mbështetur nga Embassy of the Czech Republic in Tirana të programit TRANSITION.

Për më shumë mund të lexoni & shkarkoni broshurën e plotë online.

Broshure informative – Memoria dhe harta digitale e vendeve te kujteses ne Shqiperi

 

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE