Koha për politikë dhe politikanë të pastër! Zgjedhjet në partitë politike dhe lista e kandidatëve për parlamentin (2021) janë sprovë serioze për jetësimin e procesit të dekriminalizimit, vettingut në politikë dhe integritetit në përfaqësim!Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron proceset zgjedhore në partitë kryesore politike, si dhe kandidatët për zgjedhjet parlamentare 2021.
Mesazh i ISP për rastin e Partisë Socialiste!
ISP përshëndet vendimin e PS-së për të miratuar rregulla të reja etike, zgjedhore dhe promovimi të karrierës, si dhe distancimin e saj publik nga disa ish zyrtarë të penalizuar për shkak të procesit të dekriminalizimit.
Nga ana tjetër, ISP me shqetësim konstaton se PS ende nuk ka reflektim ndaj ndonjë zyrtari të lartë të përfshirë në listën e zezë të DASH. Akte të tilla mund në vënë në dyshim vullnetin politik për dekriminalizimin dhe mund të japin mesazhe të gabuara për zgjedhjet 2021.
ISP apelon PS-në të bëjë publike në faqen zyrtare të saj Kodin e Etikës, CV e anëtarëve të kryesisë, të sekretariatit, të kryetarëve të degëve, si dhe të gjithë kandidatëve për deputetë. Çdo individ që synon poste të larta politike dhe zyrtare duhet të demonstrojë integritet të lartë, transparencë dhe përgjegjësi publike. Ne besojmë se transparenca është përgjigjia e duhur drejt këtyre standardeve.