• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP apel deputetëve: 6 rekomandime për një parlament efektiv dhe kushtetues

5 months ago

Qytetarët kanë votuar dhe parlamenti i ri pritet të mblidhet në ditët e ardhshme. Shqipëria është në proces negociatash me BE ku parlamenti ka një rol thelbësor institucional, kushtetues dhe politik. Partitë politike kanë premtuar se do të angazhohen për reforma dhe qasje antikorrupsion, për standarde më të lartë të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. Është koha për të testuar mbajtjen e premtimeve.

Bazuar në praktikat e mira parlamentare dhe në përputhje me sfidat e vendit për parlament të hapur, funksional, të besueshëm dhe përfaqësues, grupet parlamentare dhe partitë respektive politike duhet të prezantonin një paketë qëndrimesh dhe angazhimesh politike lidhur me sfidat e parlamentit dhe vizionin e tyre për legjislaturën e re. Instituti i Studimeve Politike (ISP) konstaton me keqardhje se ende asnjëra parti politike, përfshirë mazhoranca në Kuvend, nuk ka ofruar ende një strategji reformuese për parlamentin dhe as një vizion politik mbi rolin, sfidat dhe prioritetet e tij në katër vitet e ardhshme.

Duke apeluar partitë dhe grupet parlamentare të dëshmojnë sens përgjegjësie, transparencë e llogaridhënie, për një parlament në përputhje të plotë me funksionet kushtetuese, ISP rekomandon që mazhoranca dhe opozita të ofrojnë në mënyrë publike propozime dhe angazhime konkrete:

  1. për reformimin e akteve rregullatore të Kuvendit (Rregullorja e Kuvendit, Ligji për statusin e deputetit, Kodin e Sjelljes, etj), dhe rikthimin e parlamentit në rolin kushtetues, sipas praktikave të mira të vendeve të BE-së;
  2. për reformimin e mekanizmave për parandalimin e Konfliktit të Interesit, të lobimit dhe të keqpërdorimit të mandatit parlamentar për interesa klienteliste apo informale, si dhe evitimin e gjuhës denigruese dhe akteve konfliktuale;
  3. për forcimin e komponentit kontrollues ndaj ekzekutivit, si dhe për reformimin e procesit të mbikëqyrjes parlamentare, evitimin e çdo nisme apo forme cenuese e kufizuese ndaj institucioneve të pavarura;
  4. për qasje konstruktive parlamentare, vendimmarrje transparente, ndarje të drejtë / cilësore të drejtimit të komisioneve, si dhe respektimin e parimit të drejtimit nga opozita të komisionit për integrimin;
  5. për emërime dhe zgjedhje konkurruese, cilësore dhe profesionale të titullarëve në institucione me burim parlamentin, duke iu larguar praktikës abuzive të ligjeve të porositura apo vendimmarrjeve të personalizuara;
  6. për lidhje më aktive të parlamentit me qytetarët, proces efektiv konsultimi, për akses më të madh për monitorim nga shoqëria civile dhe media, si dhe për respektimin e standardeve të “open parliament”.

Në prag të hapjes së legjislaturës së re parlamentare partitë politike (grupet parlamentare) kanë përgjegjësinë politike të prezantojnë platformat e tyre mbi qasjen ndaj parlamentit: mbi reformimin e aktivitetit parlamentar, mbi standardet e transparencës, mbi mekanizmat e kontrollit parlamentar.

Institucioni quhet “Kuvendi i Shqipërisë” dhe Shqipëria ka nevojë për parlament me integritet, reformator, funksional dhe përfaqësues. Koha që deputetët ta jetësojnë betimin kushtetues në akte konkrete. Koha për një parlament që respekton ligjet, Kushtetutën, qytetarët, interesat dhe prioritetet e vendit.

ISP do të vijojë monitorimin e Kuvendit dhe aktivitetit parlamentar edhe në legjislaturën 2025-2029. Çdo raport dhe e dhënë do të jetë publike në database online të dedikuar https://deputetim.al/.

ShareTweet

Të ngjashme

Diskursi politik & publik mbi dekriminalizimin (tetor-dhjetor 2025)
ANALIZA

Diskursi politik & publik mbi dekriminalizimin (tetor-dhjetor 2025)

Merita Haklaj: Kur financat politike qëndrojnë në hije
ANALIZA

Merita Haklaj: Kur financat politike qëndrojnë në hije

Integriteti, meritokracia dhe autonomia në qeverisjen vendore në Shqipëri 2025
LAJME NGA ISP

Integriteti, meritokracia dhe autonomia në qeverisjen vendore në Shqipëri 2025

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE