• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: 6 REKOMANDIME PRIORITARE LIDHUR ME SISTEMIN E DREJTËSISË

5 years ago

Në datën 22 korrik 2016, nga dhe përmes orësh të gjata negociatash Parlamenti Shqiptar miratoi me 140 vota “pro” dhe asnjë “kundër” reformën në drejtësi, e mbështetur fuqimisht nga BE dhe SHBA. Prej kujtdo brenda dhe jashtë Shqipërisë kjo reformë u konsiderua si historike, dhe një hap madhor në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Më shumë se katër vjet më vonë, suksesi i reformës në drejtësi është vlerësuar gjerësisht nga qeveria shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjithsesi, vihen re se elemente si vonesat procedurale në procedurat e verifikimit gjatë vetingut, mbingarkesa e shfaqur për shkak të vakancave në dem të garantimit të procesit të rregullt ligjor dhe respektimi i afateve të arsyeshme në dhënien e drejtësisë ende nuk kanë arritur të përmbushin standardet e kërkuara. Përparimi i ngadaltë i zbatimit të reformës ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin normal të organeve të sistemit, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm vakancash në sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë në vend, referuar të gjitha niveleve.

Nga ana tjetër, vihet re se procesi i rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve (vetting), megjithëse me vonesa, vijon të shkaktoje vakanca të konsiderueshme në gjykata dhe prokurori, gjë e cila është shoqëruar me një ndikim në mbarëvajtjen e rregullt të  procedurave, volumit të ngarkesës, shpërndarjes se saj dhe afateve në dhënien e drejtësisë. Sfidat politike dhe teknike që përkojnë gjatë zbatimit të reformës kanë çuar në një numër në rritje të çështjeve gjyqësore të prapambetura, për të cilat gjykatat duhet të marrin një vendim. Qytetarët, si përfituesit përfundimtarë të reformës, nuk kanë pasur ende mundësinë për të marrë drejtësi duke hasur një vonesë të vazhdueshme në çështjet e tyre dhe duke zbehur shpresat për të marrë një vendim profesional të gjyqësorit në kohë.

Në këtë drejtim, procesi i vetingut duket se nuk është shoqëruar me një plan të menduar mirë për plotësimin e pozicioneve vakante nga gjyqtarët e shkarkuar gjatë periudhës së reformimit. Gjykatat e Apelit janë prekur veçanërisht nga procesi i rivlerësimit dhe ende duhet kohë për të krijuar trupën e re të gjyqtarëve. Qytetarëve – përfituesit fundor të reformës por më të rëndësishmit – ende ju duhet të presin qoftë edhe për shqyrtimin gjyqësor të një mosmarrëveshjeje për regjistrimin e nje fëmije në regjistrin e gjendjes civile (shpesh e konsideruar e drejta për të përfituar të drejta). Ndaj Shqipëria sot e gjen veten përpara një situate të vështirë të sundimit të ligjit e shoqëruar kjo me probleme politike të brendshme, të cilat vijojnë, krahas gjendjes  të brishtë të demokracisë, duke rrezikuar të ndikojnë negativisht në  rezultatet e pritura të reformës. Gjatë viteve të kaluara, frytet e reformës për numrin e lartë të të shkarkuarve kanë qenë kryefjala e saj, por tashmë vëmendja e institucioneve, duhet të jetë më e përqendruar tek eliminimi i pasojave negative që kanë shkaktuar këto vakanca dhe në tërësi, të pritshmërive për përmirësimin e standardeve për dhënien e drejtësisë.

Sipas Raporti Vjetor të KLGj-së për vitin 2019 është evidente për sistemin gjyqësor, rritja e stokut të çështjeve të mbartura në rang vendi, duke përjashtuar Gjykatën e Lartë, është sërish në nivel të konsiderueshëm, me një rritje prej rreth 18% për 2019 (nga 49 196 çështje të mbartura në 2018 në 58291 çështje që mbarten nga viti 2019).

Viti 2018 2019 2018 2019
Me dhe pa institucionet e reja

Me GJL

Pa GJL Me GJL Pa GJL Ndryshimi

ne % me GJL

Ndryshimi

në % pa GJL

Stoku i çështjeve civile

37656

22640 47168 29598 25%

31%

Stoku i çështjeve penale

14291

10185 16559 11515 16%

13%

Stoku i çështjeve administrative

25906

16371 28875 17178 11%

5%

TOTAL 77853 49196 92602 58291 19%

18%

Vetëm numri i çështjeve të mbartura nga viti 2018 për në vitin 2019, është në total 77 853 çështje. Shpërndarja e stokut të çështjeve të mbartura sipas gjykatave është në proporcion të drejtë me numrin total të çështjeve ose me ngarkesën e punës që përballojnë këto gjykata. Numrin më të madh të çështjeve të mbartura e mbajnë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Gjykata e Lartë, çështjet e mbartura të të cilave përbëjnë 55 972 çështje ose rreth 72% të totalit të çështjeve të mbartura në shkallë vendi.

Po sipas Raportit Vjetor të KLGJ-së në vitin 2019 u regjistruan 152 399 çështje në shkallë vendi. Nga këto 123 481 çështje janë regjistruar si të tilla për herë të parë, pranë gjykatave të shkallës së parë, 22 769 janë çështjet që janë regjistruar në gjykatat e apelit, nëpërmjet ankimit ose çështje në juridiksion fillestar të këtyre gjykatave, ndërsa 6 149 çështjet e regjistruara në Gjykatën e Lartë.

Ky material është produkt i ISP në kuadër të projektit “Reforma: për një ritëm cilësor. Monitorim, sensibilizim dhe asistencë” është duke u zbatuar nga ISP me mbështetjen e programit të shtetit të së drejtës të fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Pikëpamjet e shprehura janë përgjegjësi vetëm e ISP-së.

Më poshtë po ju paraqesim 6 rekomandime prioritare për KLGJ, KLP dhe stadin aktual të jetësimit të reformës në drejtësi. 

ISP – GJASHTË REKOMANDIME PRIORITARE LIDHUR ME SISTEMIN E DREJTËSISË

ShareTweet

Të ngjashme

Reforma Zgjedhore, urgjenca për transparencë e llogaridhënie mbi financimin e partive politike
ANALIZA

Reforma Zgjedhore, urgjenca për transparencë e llogaridhënie mbi financimin e partive politike

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit
DEKLARATA

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve
ANALIZA

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE