• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: 140 deputetë, por Kodi Zgjedhor kërkon minimalisht 174-177 kandidatë për çdo parti/koalicion

4 years ago

Shumica absolute e vendeve në rajon dhe më gjerë lejojnë konkurrimin lokal. Një parti me shtrirje lokale apo një parti me vetëm një grup kandidatësh të kualifikuar lejohen të konkurrojnë duke hyrë në garë vetëm në zona me potencial përfaqësimi. Ligji shqiptar është radikal: nuk lejon parti lokale dhe detyron partitë të paraqesin kandidatë në 12 qarqe. Kjo ndodh p.sh, edhe parti me natyrë minoritare, të cilat nuk kanë kandidatë realë në zonat e tjera, por detyrohen të gjejnë kandidatë fiktivë, për të qenë “ligjërisht korrekt”.

Kodi Zgjedhor 2020, neni 67/4, detyron partitë/subjektet politike të konkurrojnë jo vetëm në nivel kombëtar, por të paraqesin  një listë me + 2 më shumë kandidatë sesa numri i mandateve në zonë. Kodi shkon më tej, kur në emër të balancimit gjinor, kërkon që në çdo rast numri i kandidatëve të jetë i pjesëtueshëm me 3, pra në shumicën e zonave të ketë më shumë se dy kandidatë. Konkretisht, nëse në Korçë, p.sh, ka 11 mandate, partitë duhet të paraqesin 15 kandidatë, sepse vetëm numri 15 përmbush kriterin, + 2 mandate dhe më pas edhe kriterin e pjesëtimit me 3. Në Kukës nga 3 mandate duhen 6 kandidatë, në Durrës nga 14 mandate duhen 18 kandidatë, në Dibër nga 5 mandate duhen 9 kandidatë, etj. Në total, për 140 vende duhet që partitë konkurruese të paraqesin minimumi 174 dhe maksimumi 177 kandidatë, pra rreth 34-37 kandidatë më shumë sesa vende në parlament, duke pasur parasysh se kryetari mund të konkurrojë në 4 zona.

Nevoja për të plotësuar këtë kusht, penalizon ndjeshëm partitë e vogla dhe partitë e reja politike, të cilat duhet të fokusohen tek gjetja e kandidatëve në të gjithë vendin dhe plotësimi i dokumentacionit të tyre dhe jo tek fushata elektorale në 4-5 qarqe, ku realisht ato kanë pretendime për vota. Gjithashtu skema të tilla detyruese vendosin sasinë mbi cilësinë e përfaqësimit, krijojnë lista kandidatësh fiktivë dhe pa ndonjë tregues profesionalë, duke sjellë në politikë emra që mund të jenë jo përfaqësues dhe me imazh negativ publik, siç ndodhi në prurjet e rastësishme nga listat zëvendësuese të vitit 2019 në parlament.

Kodi Zgjedhor nuk ndryshon dhe rregulli mbetet në fuqi, por partitë duhet ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për të sjellë në lista emra me sa më shumë integritet, individë të pastër dhe kandidatë të denjë, pavarësisht shanseve të tyre elektorale dhe vendndodhjes në listën shumëemërore.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar KQZ dhe fushatën elektorale, si pjesë të angazhimit në projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania” mbështetur financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Tiranë.

ShareTweet

Të ngjashme

Raport i ISP: Mësimet nga zgjedhjet 2021, sondazh me qytetaret dhe prioritete për reformën zgjedhore
ANALIZA

Raport i ISP: Mësimet nga zgjedhjet 2021, sondazh me qytetaret dhe prioritete për reformën zgjedhore

Raport monitorimi I: KQZ dhe standardet e transparencës dhe të zbatimit të legjislacionit zgjedhor
BRITISH EMBASSY-MONITORING THE 2021 PARLIAMENTARY ELECTIONS IN ALBANIA

Raport monitorimi IV: Raport mbi monitorimin dhe analizën e vendimeve të KAS

Raport monitorimi III: Administrimi zgjedhor, baza ligjore dhe problematika të jetësimit të saj
BRITISH EMBASSY-MONITORING THE 2021 PARLIAMENTARY ELECTIONS IN ALBANIA

Raport monitorimi III: Administrimi zgjedhor, baza ligjore dhe problematika të jetësimit të saj

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE