Integriteti i zgjedhjeve është shumë më i rëndësishëm sesa procedura apo formaliteti administrativ/politik i tyre. Ai ka të bëjë me integritetin e kandidatëve dhe partive, me vlerat dhe cilësinë e procesit, me efikasitetin dhe besueshmërinë, me pjesëmarrjen qytetare dhe legjitimitetin e fituesit/fituesve. Zgjedhjet 2025 meritojnë standarde më të larta integriteti edhe për shkak se janë të parat pas mbylljes së tranzicionit dhe në kushtet e negociatave për anëtarësim në BE.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) zhvilloi një forum diskutimi me të rinjtë e Elbasanit, në kuadër të nismës “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe qëndrueshmërisë së partive politike”.
Roli i shoqërisë civile në fuqizimin e integritetit të zgjedhjeve dhe qëndrueshmërisë së partive politike.
Transparenca dhe llogaridhënia publike për partitë dhe zyrtarët e zgjedhur.
Rëndësia e një procesi zgjedhor të pastër, sfidat aktuale dhe përmirësimet e nevojshme.
Në forumin e moderuar nga Migena Shyti – Kapllani kontribuuan me ekspertizën dhe mendimet e tyre profesor Ervin Karamuço, ekspertët Juljana Bilbilaj (ISP), Emanuel Xhindi (KSHH), Dhurata Lamçja, si dhe Kristian Lika (ambasada britanike në Tiranë). Të rinjtë u bënë pjesë e diskutimeve mbi tematikat, përvojat dhe pritshmëritë 2025.
Ky forum, i organizuar në prag të zgjedhjeve parlamentare të pranverës 2025, synon të forcojë demokracinë shqiptare përmes pjesëmarrjes aktive dhe ndërgjegjësimit.
Aktiviteti ishte pjesë e projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe qëndrueshmërisë së partive politike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike.