Standardi? Trupa përbërëse e KPK e zgjedhur nga parlamenti për vetingun në drejtësi duhej të ishte e pavarur, profesionale, e besueshme dhe me integritet të lartë. I njëjti kriter për Gjykatën Kushtetuese dhe organet e drejtësisë.
Problematika? Disa zyrtarë të lartë të GJK, KED, KLGJ, KLP, dhe sidomos KPK rezulton se konkurrojnë për poste e karrierë politike në partitë politike/organe politike, në kundërshtim me statusin, rolin dhe natyrën e mandatit kushtetues që kanë pasur.
Zgjidhja? Institucionet përgjegjëse zgjedhore ose organet e emërtesës duhet të vlerësojnë standardet e integritetit të këtyre zyrtarëve, si dhe ofrojnë masa konkrete për evitimin e keqpërdorimit të institucioneve të pavarura në funksion të karrierave personale politike.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).



