Standardi? Ligji i dekriminalizimit, Kodi Zgjedhor, legjislacioni mbi partitë, Kuvendin, Kodin e Sjelljes dhe deklarimet e pasurisë patën impakt pozitiv duke qenë produkte konsensuale të arritura përmes diskutimit institucional, debatit publik, konsultimeve partiake dhe asistencës ndërkombëtare.
Problematika? Në mënyrë të njëanshme Komisioni i Posaçëm Parlmentar (KPP) ka njoftuar se po harton ligjet për konfliktin e interesit dhe atë për financimin e partive pa ofruar transparencë, konsultim, konsensus, asistencë ndërkombëtare dhe as koordinim institucional.
Zgjidhja? Reformat dhe legjislacioni funksional kërkojnë bazë të fortë legjitimiteti dhe besueshmërie. Kuvendi duhet t’i japë prioritet rekomandimeve të BE-së për proces të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).



