Standardi? Emërimi dhe zgjedhja e zyrtarëve të lartë në bashki, prefektura, drejtori rajonale dhe në agjenci e inspektorate shërbimesh duhet të bëhet përmes aftësisë, konkurrencës, transparencës dhe profesionalizimit.
Problematika? Qeveria ka iniciuar aksion politik për shkarkime/dorëheqje dhe zëvendësime kolektive të drejtuesve në nivel lokal dhe agjenci/inspektorate, pa pasur një raport, analizë, bazë referimi, si dhe pa ofruar transparencë e një sistem meritokracie.
Zgjidhja? I gjithë procesi duhet të rivendoset në baza ligjore të konfirmuara nga BE-ja, duke respektuar parimet e transparencës, ndarjes së pushteteve, statusin e nëpunësve civilë dhe publikë, standardet antikorrupsion, pa ndikime partiake dhe konflikte interesi.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).



