Standardi? Kriteret e dekriminalizimit kërkojnë verifikime të hershme nga partitë dhe verifikime në zgjedhje nga KQZ për të gjithë kandidatët për deputetë e kryetarë bashkie/këshilltarë. Partitë kanë kode etike për largimin e individëve të inkriminuar.
Problematika? KQZ vijon të trajtojë raste të denoncuara ose të adresuara lidhur me dekriminalizimin, për kandidatë të zgjedhjeve të kaluara parlamentare dhe lokale. Vonesa në procedura cenon efektivitetin, ndërsa partitë ende nuk largojnë individët e penalizuar.
Zgjidhja? KQZ dhe Prokuroria mund e duhet të ndryshojnë praktikat verifikuese për kandidatët me potencial për mandat, duke respektuar afatin kohor dhe evituar pengesat burokratike. Partitë duhet të distancohen qartë dhe hapur për individët e inkriminuar.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).