Standardi? Koncepti i dekriminalizimit, integritetit, transparencës dhe llogaridhënies presupozon se partitë politike, me vullnet politik distancohen nga individë e grupe informale me rekorde negative, duke promovuar politikën e pastër.
Problematika? Individë që kanë humbur mandatet parlamentare ose bashkiake për shkak të dekriminalizimit, hetimeve të SPAK apo incidenteve të rënda delegojnë në partitë politike fëmijët e tyre, si formë për të ruajtur indirekt ndikimin e tyre në vendimmarrjen politike.
Zgjidhja? Standardet e dekriminalizimit dhe të vetingut në politikë duhen jo vetëm deklaruar, por edhe jetësuar në partitë kryesore politike. Interesi për vota nuk mund të shkëmbehet me poste politike dhe ekzekutive.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).