Policia e Shtetit, forcat e armatosura dhe të sigurisë lokale përfaqësojnë shtetin, ligjin dhe standardet e demokracisë funksionale. Ato duhet të respektojnë ligjin, etikën, profesionalizmin dhe të drejtat e njeriut.
Rastet e shumta periodike të përfshirjes së punonjësve të sigurisë në akte kriminale dhe të abuzimit me pushtetin apo të cenimit të të drejtave të njeriut ngrenë shqetësimin në aftësinë e këtyre organeve për të përmbushur kriteret dhe standardet e cituara më lart.
Zgjidhja? Reformimi strukturor, rritja e pavarësisë, testimi periodik dhe edukimi demokratik i forcave të sigurisë, shoqëruar me kontrollin parlamentar dhe monitorimin civil, janë zgjidhja e duhur për një mjedis më transparent dhe llogaridhënës edhe në sektorin e sigurisë publike.
Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).