• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Deklaratë: Mbi kufizimet paraelektorale dhe integritetin e zgjedhjeve të 11 majit 2025

4 months ago

Organizatat tona, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qëndresa Qytetare (QQ), me përvojë në monitorimin dhe adresimin e rekomandimeve lidhur me çështjet dhe problematikat zgjedhore reagojnë publikisht duke marrë parasysh se në dt.11 Janar 2025 fillojnë të shtrijnë efektet ndalimet e legjislacionit zgjedhor për përdorimin e burimeve publike, lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dt.11 Maj 2025.

Sipas Kodit Zgjedhor (neni 91, pika 4), katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Organizatat tona bëjnë thirrje për respektimin e një gare të ndershme dhe të barabartë midis subjekteve zgjedhore, e cila cënohet nëse do të përsëriten problematikat e konstatuara në zgjedhjet e kaluara lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore, shitblerjen e votës dhe çdo formë presioni apo ndikimi të papërshtatshëm që prek dinjitetin dhe deformon vullnetin e lirë dhe të pavarur të zgjedhësit. Çdo njeri ka të drejtë të trajtohet me respekt dhe dinjitet, por në çdo rast duhet respektuar standardi që kategoritë ose grupe sociale të mos bëhen objekt i keqpërdorimit të të drejtave të tyre për qëllime elektorale.

Ne vërejmë se fushata zgjedhore ka filluar brenda dhe jashtë vendit shumë herët, në cënim të parashikimeve të nenit 77 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit ajo duhet të fillojë 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.

  • Pavarësisht se dispozitat e Kodit Zgjedhor e shtrijnë efektin e tyre lidhur me financimin e subjekteve zgjedhore dhe kontrollin e këtyre të fundit, me fushatën e ligjshme zgjedhore (një muaj para zgjedhjeve), ne vlerësojmë se transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut e partive politike është tepër e rëndësishme në drejtim të garantimit të integritetit zgjedhor dhe parandalimit të financimit të errët apo nga para jo të pastra të këtyre partive. Për rrjedhojë ne kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie publike mbi financimin e aktiviteteve me natyrë elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë zhvilluar deri më tani si dhe planifikohen të zhvillohen në vijimësi, brenda dhe jashtë vendit.
  • Duke marrë shkas nga problematikat e mëhershme, i rekomandojmë të gjitha institucioneve publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, të respektojnë detyrimet e parashikuara në nenin 92 të Kodit Zgjedhor dhe aktet rregullatore të KQZ-së, duke raportuar pa vonesë dhe me vërtetësi pranë kësaj të fundit të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve.

Ne vërejmë me shqetësim, nisur nga përvoja e zgjedhjeve të kaluara se bashkëpunimi i nëpunësve të administratës publike drejtpërsëdrejti me KQZ-në dhe prokurorinë është pothuajse i munguar në drejtim të denoncimit të shkelësve të detyrimeve të legjislacionit zgjedhor dhe legjislacionit penal, të cilët zgjedhin të shpërdorojnë në kundërshtim me legjislacionin burimin publik për qëllime elektorale.

  • Për rrjedhojë, nisur nga garancitë e parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e sinjalizuesve por edhe në Kodin e Procedurës Penale, i bëjmë thirrje çdo nënpunësi publik të mbrojë integritetin e votës së tij/saj dhe familjarëve të tij/saj, duke paraqitur edhe denoncime anonime nëse ndihet i pambrojtur për të denoncuar me gjeneralitetet e tij dhe nëse disponon fakte të cilat mund të verifikohen nga KQZ apo organi i prokurorisë. Vlen të theksohet se roli i nëpunësve publikë në denoncimin e këtyre shkeljeve është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm nga aktorët politikë.

Në zgjedhjet e kaluara, organizatat tona kanë vërejtur raste kur hetimet administrative dhe veçanërisht ato penale për denoncimet lidhur me ndalimin e përdorimit të burimeve publike janë zgjatur apo zvarritur në kohë, çka dobëson besimin e qytetarëve në mekanizmat raportues dhe rezultatin e pritur ndaj tyre.

  • Ne bëjmë thirrje që hetimet jo vetëm të realizohen në afate të arsyeshme, por njëkohësisht të jenë objektive, të gjithëanshme dhe efektive, pasi ndihmojnë në parandalimin e posaçëm të autorëve të tyre por edhe parandalimit të përgjithshëm të shkeljeve të ngjashme apo të njëjta në të ardhmen.


Në fund, organizatat tona i rekomandojnë KQZ-së, si organi më i lartë i administrimit zgjedhor dhe i pavarur që të përdorë të gjitha burimet dhe instrumentet e mundshme njerëzore e ligjore, për të trajtuar me prioritet shqetësimët si dhe indicjet publike që janë të verifikueshme, lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe jetësimin e standardeve që kërkon Kodi Zgjedhor për mbrojtjen e tyre.

  • Gjithashtu, ne apelojmë partitë politike të nxisin dhe shfaqin vullnet politik dhe akte transparente në raport me burimet shtetërore, si dhe në retorikë dhe aktivitetin e tyre të të bëhen zbatuese dhe promovuese të praktikave të mira që lidhen me votën, me zgjedhjet dhe me demokracinë përfaqësuese.

Shqipëria është në fazë bisedimesh për anëtarësim në BE dhe në stadin e ri, të gjithë aktorët institucionalë dhe politikë duhet të reflektojnë nga gabimet e të kaluarës dhe të bëhen bartëse të vlerave mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian. Organizatat tona janë të angazhuara të përmbushin detyrimet si shoqëri civile, duke qenë aktiv në monitorimin e të gjithë procesit, sensibilizimin për pjesëmarrje dhe standarde zgjedhore, si dhe për artikulimin dhe adresimin e çdo problematike që mund të shfaqet në secilën fazë të procesit.

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE