DATABASE “WWW.VOTA.AL”
PERIUDHA: JANAR 2019 – SHTATOR 2019
FINANCUES: FONDACIONI “KONRAD ADENAUER
Me mbështetjen e fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” ISP ka krijuar kohë më parë database elektorale, www.vota.al ku pasqyrohen të gjitha të dhënat mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Përmes të njëjtës formë dhe të njëjtit kontribut database do të pasurohet me të dhëna specifike dedikuar zgjedhjeve lokale në Shqipëri, në mënyrë që të gjithë aktorët politikë të interesuar, parti ose kandidatë, zgjedhës apo media, vëzhgues apo individë e grupe studimore, – të kenë një pikë reference profesionale me të gjitha të dhënat mbi zgjedhjet lokale e parlamentare në Shqipëri prej vitit 1991.
Database do të shoqërohet me të dhëna krahasues për secilën bashki, secilën parti dhe secilin qark, në mënyrë që të dhënat krahasimore të jenë të dobishme për publikun, mediat dhe grupet e interesuara përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2019.