Titulli i projektit: Building election integrity and political party resilience/ Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”
Loti: “Enhancing the watchdog role and citizens’ demand through csos, media and academia support
Periudha: Dhjetor 2022-Dhjetor 2023
Mbështetur nga: Ambasada Britanike në Shqipëri
Partnerë: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) (organizatë lider), Instituti i Studimeve Politike (ISP), Qëndresa Qytetare (QQ) dhe BIRN Albania.
Objektivi kryesor:
Instituti i Studimeve Politike do të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën paszgjedhore.
Objektiva specifikë:
- ISP do të monitorojë aktet nënligjore të institucioneve si KQZ, ministritë, prokuroritë, lidhur me dekriminalizimin dhe verifikimin e integritetit;
- Monitorimi i listave të kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
- Organizimi i forumeve dhe tryezave të hapura për çështjet e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies.
- Publikime (informacion profesional për zgjedhjet, sistemin etj., alert sistem (evidentim i problemeve dhe rekomandime për zgjidhjet përkatëse), fushata ndërgjegjësuese ( praktikat më të mira, informimi publik, transparenca), monitorimi i medias (cilësia e raportimit, financime informale, reklama apo marketing për partitë politike) dhe harta e riskut (lidhur me çështjet e dekriminalizimit).
Të dhënat e database i gjeni në: http://dekriminalizimi.isp.com.al/