Bashki e Hapur
Maj – Dhjetor 2016
Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë
Mbështetur nga LEVIZ ALBANIA
Nisma “Bashki e Hapur” është një projekt i mbështetur nga LEVIZ ALBANIA dhe Ambasada Zvicerane i realizuar nga Instituti i Studimeve Politike. Ky projekt synoi të monitoroje dhe pasqyroje situatën e zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit në katër bashkitë kryesore Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë, monitorim të cilin e publikoi në studimin përkatës. Gjithashtu nisma e ISP Bashki e Hapur ndikoi në stimulimin e bashkive për të publikuar programin e transparencës dhe instrumentet e tjera të kërkuara nga ligji për të drejtën e informimit për organet e qeverisjes vendore. Pjesë e fushatës informuese dhe advokuese të ISP ishte edhe angazhimi i medias të shkruar dhe vizive, lokale dhe qendrore si grup interesi, promotore e transparencës dhe si informatore kryesore e publikut