• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ANALIZË KRAHASUESE: KURBA E VOTËS SË PS DHE “SUKSESI” I PARTIVE MINORE 2019

6 years ago

Më 30 qershor u mbajtën zgjedhjet lokale të radhës, të cilat për shumë arsye mbeten unike në sens negativ. Relativisht, “gjysma” e Shqipëri përfshirë pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore i njohu ato dhe i mbështeti, “gjysma tjetër” përfshirë Presidentin nuk i njohu as si proces dhe as si produkt. Megjithatë statistikat nuk janë kurrë të tepërta edhe kur në zgjedhje merr pjesë vetëm njëra palë politike. Zgjedhjet e vitit 2019 u organizuan, drejtuan dhe administruan nga një trupë zgjedhore në KQZ, KZAZ, KQV, GN, etj, e emëruar nga subjekti i vetëm i madh elektoral, Partia Socialiste. Një numër partish të tjera shumë më të vogla, përfshirë edhe parti të reja politike apo ish parti aleate historike të së djathtës u regjistruan në zgjedhje.

Rezultatet e publikuara nga KQZ tregojnë se në nivel kombëtar PS e vetme në garë mori 564 mijë vota, rreth 200 mijë më pak sesa më 2017 kur ajo fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet parlamentare. Krahasuar me zgjedhjet lokale 2015 PS ka rritje prej rreth 160 mijë vota kur edhe konkurrenca ishte shumë e fortë, kurse krahasuar me zgjedhjet parlamentare 2013 dhe 2017 votat proporcionale të PS kanë shënuar rënie të ndjeshme nga 150 në 200 mijë vota.

Pas zgjedhjeve drejtues të PS numëruan votat mazhoritare për kryetarët (50% e tyre pa kandidatë përballë dhe 50% me kandidatë fiktivë përballë) duke i cilësuar ato si vota politike dhe duke i marrë si parametër krahasimi. Në fakt në asnjë zgjedhje vota mazhoritare për kandidatët nuk konsiderohet si votë politike krahasuese, pasi për kryetarin e bashkisë edhe në këto zgjedhje pati votues nga rreth 39 subjekte politike (21 prej tyre në koalicion zyrtar nën siglën e PS), ndërkohë që vota e vërtetë politike është vota proporcionale.

Interesante janë edhe partitë e tjera “konkurruese”. Tabela paraqet 10 partitë më të votuara, ku 74% të votave i përket PS dhe ku partia e dytë politike, PDS ka vetëm 3,66% vota ose 27,860 vota në nivel kombëtar. Në qarkun e Shkodrës vijon të ketë “sukses” Partia Socialdemokrate, e lidhur kjo me deputetin e zgjedhur në emër të kësaj partie në këtë qark, por pa ndonjë traditë dhe as histori socialdemokracie.

Për shembull, në Shkodër ajo ka “fituar” 16.17% të votave, më shumë se të gjitha partitë e tjera konkurruese pa PS në këtë bashki. Interesant është fakti se PDS dhe PSD kanë rreth 7 mijë vota më shumë sesa partia më e re politike, Bindja Demokratike, e cila kontestoi rezultatin, por që njëherësh ndikoi në “pluralizmin” e garës për kryetarët e bashkive në më shumë se 20 bashki. Një parti gati e panjohur, Partia e Gjelbër ka rreth 14 mijë vota, PUK ka 10 mijë vota dhe më pas disa parti të tjera përfshirë emra të panjohur në jetën politike si PSM kanë gjithashtu mbi 8 mijë vota.

Vota lokale për këshillat bashkiakë tradicionalisht është më shumë produkt i marrëveshjeve lokale midis grupeve me influencë (jo vetëm grupeve politike), sesa produkt i votës cilësore politike. Kjo vlen  për partitë e vogla politike dhe zgjedhjet 2019 ishin një rast i mirë që kjo formë e pazareve për këshillat bashkiakë të rrisë ndikimin e partive të vogla, përfshirë parti të cilat ekzistojnë vetëm formalisht. Nga ana tjetër vota lokale proporcionale është një tregues tjetër i fiktivitetit të partive politike, por edhe i nevojës së madhe për reformimin e sistemit përfaqësues.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE