• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Aktet nënligjore dhe veprimtaria e KQZ lidhur me zgjedhjet (prill-maj 2023)

2 years ago

Kodi Zgjedhor i ndryshuar në vitin 2020, me ligjin nr. 101/2020 parashikoi riformatimin e  përbërjes dhe funksionimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Pas këtyre ndryshimeve Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) përbëhet nga tre organe të veçanta drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) dhe Nënkomisioneri, Komisioni Rregullator, dhe Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS)

Organet kompetente për nxjerrjen e akteve nënligjore

Organet drejtuese të KQZ-së janë:

  1. a) Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve;
  2. b) Komisioni Rregullator; dhe
  3. c) Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratit, që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët.

Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor.

  1. Aktet nënligjore, sipas objektit

Me daljen e Dekretit të Presidentit, nr. 13864, date 24.10.2022, KQZ ka miratuar gjithsej 621 vendime dhe 3 udhëzime.

II.1 Rregullatori ka miratuar gjithsej 14 vendime. Aktet e miratuara nga Rregullatori janë akte normative, të cilat përcaktojnë rregulla të përgjithshme sjellje, për aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor, sipas kompetencave të përcaktuara në nenin 20 të Kodit Zgjedhor, si implementimin e sistemeve elektronike për numërimin  dhe identifikimin elektronik të zgjedhësve, organizimi dhe funksionimi i komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë, respektivisht KZAZ dhe KQV, miratimin e modeleve dha specifikimeve te materialeve zgjedhore, flete votimi, kamerat e regjistrimit te procesit te numërimit te votave, rregullat për renditjen e subjekteve ne fletën e votimit etj.. Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023, u administruan në zbatim të Kodit Zgjedhor i cili për shkak të mungesës së reformës zgjedhore nuk pësoi ndryshime, në këto kushte Rregullatori miratoi vetëm 5 akte te reja, dhe rishikoi aktet e miratuara për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2021.

II.2. Komisioneri ka miratuar gjithsej 381 akte, nga këto, 377 vendime dhe 3 udhëzime.

Aktet e Komisionerit, për periudhën e raportimit referuar kompetencave të përcaktuara ne nenin 19 të Kodit Zgjedhor janë me objekt:

  • miratimi i modelit, përmbajtjes dhe sasisë së fletës së votimit,
  • regjistrimi i Partive politike si subjekte zgjedhore ne zgjedhje
  • shqyrtimi i ankesave dhe denoncimeve në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore nga subjektet zgjedhore.
  • shqyrtimi i ankesave dhe denoncimeve në lidhje me afishimin e materialeve zgjedhore dhe propagandistike gjatë fushatës zgjedhore nga subjektet zgjedhore
  • Nxjerrja e rezultatit të zgjedhjeve për këshillat bashkiak për 61 bashkitë

II.3. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), ka miratuar gjithsej 130 vendime me objekt për shqyrtimin e kërkesave ankimore kundër vendimeve të Komisionerit, shqyrtimi  kërkesave të Komisionerit për vendosjen e sanksioneve ndaj subjekteve që shkelin rregullat për përdorim të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore, shkeljen e rregullave të fushatës zgjedhore dhe ankimet kundër vendimeve të KZAZ-ve për nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve, në zonën zgjedhore përkatëse

III. Regjistrimi i kandidatëve

Çdo zgjedhës me të drejtë vote ka të drejtë të kandidoj për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, përveç atyre që vuajnë dënimin me burgim për një kategori të caktuar krimesh ose janë në kërkim, si dhe ata që mbajnë pozicione publike të papajtueshme me statusin e kandidatit.

Partitë dhe koalicionet politike duhet të regjistrohen në KQZ si subjekte zgjedhore përpara dorëzimit të listave të kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe kryetarëve të bashkive. Një kandidat mund të paraqitet vetëm në një listë dhe renditja në listën e kandidatëve nuk mund të ndryshohet pas regjistrimit. Subjektet zgjedhore dhe komitetet nismëtare duhet të dorëzonin listat e kandidatëve për këshillat bashkiak dhe  kryetar bashkie në KZAZ-të përkatëse ose në KQZ, jo më vonë se data 25 mars. Që të regjistroheshin listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë duhet të paraqitnin një numër të njëjtë femrash dhe meshkujsh kandidatë të alternuar në listë. Kandidaturat verifikohen në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe me Ligjin për Dekriminalizimin.

Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore u regjistruan gjithësej  48 parti politike,  depozituan kandidatë për kryetar bashkie apo lista shumemërore 44 subjekte zgjedhore, 38 subjekte zgjedhore depozituan kandidatë për anëtar këshilli  me lista me vete  dhe 6 subjekte zgjedhore u regjistruan si pjesë e dy koalicione dhe kanë depozituar lista shumemerore me kandidatë të përbashkët. Gjithashtu u regjistruan 12 kandidat te pavarur. Gjithësej u regjistruan 23.907 kandidatet nga këta 23.763 kandidat për këshillat bashkiak dhe 144 kandidat për kryetar për 61 bashki.

III.1 Analiza e vendimmarrjes

Procesi i regjistrimit të partive politike si subjekt zgjedhor, u shoqërua me konflikte të forta institucionale dhe ligjore. Partia me e madhe e opozitës u regjistrua vetëm pas ankimeve administrative dhe gjyqësore. Komisioneri i ndodhur përpara depozitimit dhe shqyrtimit të dy kërkesave të ndryshme për regjistrimin e Partisë Demokratike, për mungesë dokumentacioni vendosi të rrëzoi të dy kërkesat.

Të dy grupimet kërkuese për regjistrimin e Partisë Demokratike, ankimuan respektivisht vendimet e Komisionerit në KAS dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor. KAS rrëzoi vendimin e Komisionerit dhe urdhëroi Komisionerin të regjistroj Partinë Demokratike me Kryetar të Komanduar z. Enkeljed Alibeaj. Vendim i cili u la në fuqi dhe nga Kolegji Zgjedhor.

Kompetencat e organeve përbërëse të Komisinerit, KAS dhe Rregullatorit janë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. KAS ka kompetencën për të shqyrtuar ankimet në rrugë administrative kundër vendimeve të Komisionerit. të shqyrtojë provat edhe faktet dhe të vendosi në themel në lidhje me mosmarrëveshjen zgjedhore në shqyrtim. Në asnjë pikë të nenit 21 të Kodit Zgjedhor, KAS nuk ka kompetencën për të urdhëruar Komisionerin për mënyrën e vendimmarrjes, këtë Kompetencë sipas nenit 145 të Kodit Zgjedhor e ka vetëm Kolegji Zgjedhor, gjatë shqyrtimit në rrugë gjyqësore të mosmarrëveshjeve zgjedhore. Ne këtë rast KAS ka tejkaluar kompetencat e veta.

III.2 Dekriminalizimi

Pjese e rëndësishme në këtë proces është dhe verifikimi i  integritet të figurës së kandidatëve në zbatim të ligjit 139/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” nëpërmjet verifikimit të të dhënave në Formularët e Vetëdeklarimit.

KQZ, ka bërë kërkesë për verifikim të thelluar për 43 kandidat nga të cilët 10 kandidat për kryetar bashkie dhe 33 kandidatë për këshillat. Asnjë kandidati nuk i’u ndalua e drejta e kandidimit për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme vijon verifikimin në përputhje me nenin 8 të ligjit 138/2015 dhe vendimin nr. 17/2026 të Kuvendit………………….

 

Raporti i plotë është i aksesueshem pas kontaktimit në emailin zyrtar të ISP-së: [email protected].

ShareTweet

Të ngjashme

Dekriminalizimi dhe llogaridhënia, zgjedhjet 2025: Disa gjetje paraprake
ARKIVI MEDIATIK

Dekriminalizimi dhe llogaridhënia, zgjedhjet 2025: Disa gjetje paraprake

Prokuroria: 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, 7 persona të arrestuar për krime zgjedhore 
Krimet Zgjedhore

Prokuroria: 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, 7 persona të arrestuar për krime zgjedhore 

SPAK: 39 procedime penale të regjistruara nga denoncimet
Krimet Zgjedhore

SPAK: 50 denoncime dhe 5 sinjalizime në portalin online

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE