• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Opinion dhe rekomandime mbi ligjin për financimin e partive politike

15 hours ago

Instituti i Studimeve Politike (ISP) e vlerëson pozitive nismën ligjore për të pasur një ligj të posaçëm lidhur me financimin e partive politike. Ky ka qenë një rekomandim i hershëm edhe i ISP. Financimi i partive politike është i ndërlidhur jo vetëm me konceptin e shtetit të së drejtës, por edhe me besimin publik te demokracia dhe partitë politike, si dhe me parimet e transparencës dhe llogaridhënies.

Neni 9 i Kushtetutës së RSH përcakton: “burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike”. Drafti është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit/plotësimit të përgjegjësive të këtij neni, por nuk është hap ende i mjaftueshëm, i plotë dhe funksional.

Rekomandimi dhe kërkesa jonë ka qenë e mbetet se një ligj mbi financimin e partive politike duhet të jetë integral me ligjin e ri mbi partitë politike dhe aspektin e financimeve elektorale, të cilat Komisioni mund t’i adresojë paralelisht në Kodin Zgjedhor. Ecja paralele me tri ndryshimet mund të krijonte një paketë solide ndryshimesh dhe harmoni midis ligjeve, zgjidhje të mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve, etj, kurse ecja e veçuar, pa pasur ende një draft mbi ndryshimet e tjera nuk ofron siguri se reforma e premtuar do të marrë zgjidhjen që meriton një vend kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Duke presupozuar se Komisioni dhe grup teknik e ka tashmë, ne mendojmë se do të kishte qenë më efektive nëse për çështjet thelbësore të ligjit, praktikat e mira, reflektimin e rekomandimeve të ODIHR, GRECO, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, opinionet e Komisionit të Venecias, etj, të kishte pasur një analizë profesionale të problematikës përpara se të kalohej në draft.

• Gjithashtu, një dokument i thelluar vlerësimi nga ana e KQZ do të kishte qenë ndihmues, sidomos edhe për shkak se KQZ është konsideruar në ligj si institucioni i vetëm që forcohet dhe ngarkohet me përgjegjësi të reja.

• Një opinion paraprak për problematikat respektive duhej të kishte edhe nga audituesit, bazuar në përvojat dhe kapacitetet e tyre, nga SPAK në hetimet mbi krimet zgjedhore, nga DPPPP, DPTT, KLSH, ILDKPKI, etj, për gjetjet dhe opinionet e tyre, si dhe nga institucionet e tjera të përfshira në ligj.

• Gjithashtu do të kishte qenë plotësuese e rëndësishme edhe listimi paraprakisht nga komisioni i rekomandimeve të ardhura (nëse ka) nga partitë parlamentare dhe komisionet e mëparshme për reformën.

Ndërtimi i një roadmap mbi strukturën e reformës së plotë (Kodi Zgjedhor, ligji mbi financimin dhe ai mbi partitë politike, ligji mbi qeverisjen lokale dhe mbi lobimin, etj), për të krijuar panoramë më të plotë dhe evituar përsëritjet apo mbivendosjet.

Të gjitha këto dokumente mendojmë se, nëse ekzistojnë, do të duhej të ishin publike dhe pjesë e paketës së konsultimit publik. Pa to, procesi bëhet më i brishtë dhe reforma jo i plotë.

DUKE U BAZUAR NË DRAFTIN E PROPOZUAR tashmë, më poshtë renditen disa aspekte që mendojmë se duhet t’i shtoheshin ligjit:

1. Dispozita të forta parandaluese të financimeve që vijnë nga krimi i organizuar, si dhe mënyra sesi veprohet nëse sistemi gjyqësor provon se donatori ishte pjesë e krimit të organizuar.

2. Mund të sugjerohen dispozita lidhur me dekriminalizimin. Subjektet që promovojnë kandidatë me rekorde kriminale duhet të kenë pasojë juridike dhe financiare.

3. Lobimi politik. Një nga problematikat e ndeshura është lobimi jashtë nga politikanë dhe parti politike. Do të duhej të ishte pjesë e dispozitave ligjore dhe e një mekanizmi deklarimi publik, (akses i plotë dhe në kohë i rasteve), sipas praktikës amerikane.

4. Integrim i database dhe të dhënave midis institucioneve. Të dhënat e KQZ, si dhe përcaktimi se krijon akses për disa institucione të tjera ligjzbatuese është i pamjaftueshëm, – e gjithë database duhet të jetë produkt ndërinstitucional dhe burim referimi/hetimi nga institucionet ligjzbatuese.

5. Dispozita lidhur me financimet nga diaspora dhe aktiviteti i partive atje. Praktika gjermane, kroate dhe e Kosovës do të ishte e mjaftueshme për një bazë ligjore për rregullimin e këtij burimi ende të parregulluar nga legjislacioni ynë.

6. Të ardhurat nga media e partisë, nga fushatat, nga aktivitetet e bamirësisë, etj, si dhe të ardhurat e provuara se janë siguruar nga burimet shtetërore, përveç penalizimit sipas Kodit, duhet të regjistrohen si pjesë e burimeve vjetore të partive kur ato bëjnë deklarimin.

7. Sugjerojmë rregullime edhe në dispozitat për rastet e shkrirjes së partive, krijimit të ndarjeve (konflikteve të brendshme), apo veprimit të koalicioneve zgjedhore si subjekt politik.

8. Sugjerojmë përfshirjen e kandidatëve të pavarur në formulën e ndarjes së fondeve publike nëse kandidati kalon pragun 1% të njëjtë për subjektet.

9. Sugjerojmë një rregullim midis numrit të partive parlamentare në fillim të legjislaturës, atyre që krijohen gjatë legjislaturës dhe atyre që ekzistojnë në periudhën paraelektorale. Lëvizja e deputetëve nga një parti në një tjetër mendojmë se duhet të shoqërohet edhe me lëvizjen e fondeve publike për partitë, pjesa e dhënë mbi bazën e numrit të mandateve.

 

LIDHUR ME DRAFTIN LIGJOR, NEN PËR NEN, LUTEMI GJENI KOMENTET TONA ME REKOMANDIMET PËRKATËSE SI MË POSHTË:

Opinioni i detajuar me gjetje, vlerësime dhe rekomandimet e ISP mbi projektligjin mund të lexohet këtu:

ISP – Komente dhe rekomandime ligji mbi financimin e partive 2026

 

ShareTweet

Të ngjashme

Raport monitorimi – Hetimet VIP dhe integriteti tek institucionet dhe partitë politike
ANALIZA

Raport monitorimi – Hetimet VIP dhe integriteti tek institucionet dhe partitë politike

Rasti i Rrogozhinës: Shqetësim për injorimin e ligjit dhe standardeve të dekriminalizimit
DEKLARATA

Rasti i Rrogozhinës: Shqetësim për injorimin e ligjit dhe standardeve të dekriminalizimit

Opinion dhe rekomandime mbi raportin vjetor 2025 të SPAK
ANALIZA

Opinion dhe rekomandime mbi raportin vjetor 2025 të SPAK

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE