Në situatën e vakancave shqetësuese të krijuara në sistemin tonë gjyqësor si dhe për të përmbushur objektivat e parashikuar në legjislacionin e ri të sistemit të drejtësisë, grupimi i organizatave të shoqërisë civile që ka nënshkruar këtë deklaratë publike vlerëson në parim, si një proces shumë të rëndësishëm, ri-organizimin e gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore. Ky proces i njohur ndryshe si, harta gjyqësore, vlerësojmë se mbart një rëndësi kyç për rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë dhe në respektim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor.
Në situatën e vakancave shqetësuese të krijuara në sistemin tonë gjyqësor si dhe për të përmbushur objektivat e parashikuar në legjislacionin e ri të sistemit të drejtësisë, grupimi i organizatave të shoqërisë civile që ka nënshkruar këtë deklaratë publike vlerëson në parim, si një proces shumë të rëndësishëm, ri-organizimin e gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore. Ky proces i njohur ndryshe si, harta gjyqësore, vlerësojmë se mbart një rëndësi kyç për rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë dhe në respektim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor.
Propozimi, hartimi dhe miratimi i Hartës Gjyqësore është detyrim ligjor që institucionet përgjegjëse duhet ta kishin përmbushur shumë kohë më parë. Vonesat e pajustifikuara do të kishin vlerë nëse produkti final të ishte një vendimmarrje cilësore, e konsultuar, strategjike dhe me garanci për efektivitet e integritet në ofrimin e dhënien e drejtësisë. Ndryshe nga këto pritshmëri, organizatat e shoqërisë civile nënshkruese të kësaj letre të hapur vlerësojnë se procesi i konsultimit të hartës së re gjyqësore duhet të kishte filluar që në fazën e ideimit të saj. Ne kërkojnë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Ministrisë së Drejtësisë që ky proces konsultimi në këtë fazë të mos jetë formal, por të garantojë mundësi reale dëgjimi dhe reflektimi.
Konsultimi më i gjërë me qytetarët gjithashtu është i domosdoshëm, duke patur parasysh kushtet sociale – ekonomike të vendit tonë. Harta e re gjyqësore duhet të marrë për bazë nevojat dhe rrjedhimisht të konsultohet drejtpërsëdrejti me këshillat bashkiakë dhe komunitete qytetare, disa prej të cilave ndodhen më në vështirësi, sidomos me kategori të veçanta sociale si minoriteti Rom dhe Egjiptian, gratë në nevojë, të rinjtë dhe të miturit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, komuniteti LGBTI, qytetarët në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria, etj. Me rëndësi të veçantë do të ishte edhe vlerësimi i shpërndarjes dhe përqëndrimit të popullatës në njësitë administrative të secilës bashki (kriteri demografik), në analizën e munguar për mënyrën e shpërndarjes së gjykatave në kuadër të këtij ri-organizimi.
Në aspektin metodologjik, treguesit e marrë në vlerësim nga grupi i punës nuk janë të detajuar, konçizë dhe të qartë sa i takon përzgjedhjes dhe përcaktimeve të tyre. Kalkulimi i qartë i distancave dhe kohës së udhëtimit janë indikatorë të rëndësishëm për qytetarin për të aksesuar shërbimin gjyqësor. Ky tregues nuk është përcaktuar objektivisht sipas kushteve të vendit tonë, cilësinë e rrugëve dhe transportit rrugor, mjetet e munguara të transportit në disa prej zonave të thella rurale, si dhe mundësitë ekonomike të kufizuara të qytetarëve për të
përdorur transportin publik dhe/ose privat. Për një vend, i cili sipas të dhënave të INSTAT, 49% e popullsisë jeton në minimumin jetik, tregues të tillë janë thelbësor për t’i dhënë kuptim të drejtës dhe parimeve kushtetuese të barazisë përpara ligjit….
Nisma dhe merita kryesore i perket Komiteti Shqiptar i Helsinkit, te cilit iu bashkengjiten edhe organizatat e tjera nënshkruese:
1. Civil Rights Defenders (CRD)
2. Fondacioni Shqipëtar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF)
3. Instituti për Studime Politike (ISP)
4. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Albania)
5. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ)
6. Qendra Europiane
7. Qendra e Studimit të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal
8. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
Deklarata dhe analiza e plote profesionale dhe e detajuar (12 faqe) gjendet me poshte:
Opinion-ligjor_Raporti-i-Vleresimit-per-Harten-e-re-Gjyqesore