Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron standardet e integritetit te partitë politike dhe procesi zgjedhor.
Shqipëria meriton të ketë proces zgjedhor të maturuar, transparent dhe llogaridhënës.
Institucionet përfaqësuese dhe vendimmarrëse kanë nevojë për legjitimitet, transparencë dhe llogaridhënie.
Zgjedhjet periodike mund të shndërrohen në zgjidhje, nëse përmbushin pritshmëritë publike dhe standardet e integritetit. Muajt e ardhshëm janë test dhe sfidë e përbashkët si shtet dhe shoqëri.
Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.
Videon e plotë mund ta shihni këtu: