• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Video informuese: Standardet dhe praktikat e procesit raportues në Kuvendin e RSH

12 months ago

Gjetjet kryesore mbi procesin e mbikëqyrjes parlamentare 2023-2024 dhe rekomandimet për standarde më të larta të transparencës dhe llogaridhënies gjatë raportimit vjetor në parlament të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj, ishin fokus i tryezave të diskutimit midis Kuvendit, komisioneve përgjegjëse dhe dy grupeve të institucioneve (PP, AV, ILD) dhe (KLSH, ILDKPKI, KPP).

Si ushtrohet procesi mbikëqyrës dhe raportimi vjetor? Cili është roli i deputetëve dhe komisioneve përgjegjëse, i relatorëve dhe i shoqërisë civile? Cilat janë praktikat e konsultimit publik dhe bilanci i jetësimit të rekomandimeve? Cilat janë nevojat për përmirësime në aktet rregullatore të Kuvendit dhe problematikat lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucioneve, auditimin, strukturën dhe rastet e konfliktin e interesit?

ISP ofroi raport të detajuar monitorues shoqëruar me rekomandime prioritare:
• Për rregullimin me ligj të posaçëm të procesit raportues, standardeve të raportimit dhe të përgjegjësive institucionale;
• Për raportim të vazhdueshëm, ndërveprim për rekomandimet dhe forcim të kapaciteteve të ekspertizës së Kuvendit dhe të institucioneve;
• Për zgjerimin e konsultimit publik, reformimin e sistemit online të rekomandimeve dhe jetësimin e standardeve më të larta të transparencës.

Tryeza “Standardet dhe praktikat e procesit raportues në Kuvendin e RSH-së” u shoqërua me diskutime konstruktive midis institucioneve dhe ekspertëve, duke pasur synim mësimet e nxjerra dhe sfidat e ardhshme për jetësimin e një procesi sa më transparent, gjithëpërfshirës, efektiv dhe llogaridhënës në Kuvend.

ISP po monitoron procesin raportues, ushtrimin e funksionit mbikëqyrës dhe funksionit zgjedhor të parlamentit, si dhe ndryshimin me praktikat e mëparshme. Gjetjet kryesore do të jenë publike në formën e raporteve adresuar deputetëve, Kuvendit, institucioneve të përfshira dhe rrjetit të shoqërisë civile.

Kjo video informuese realizohet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili po realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetjen financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.

ShareTweet

Të ngjashme

Video informuese: Gjetjet kryesore paraprake mbi zgjedhjet 2025
ARKIVI MEDIATIK

Video informuese: Gjetjet kryesore paraprake mbi zgjedhjet 2025

Forum me gjimnazistë në Kukës, – dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim
AKTIVITETE

Forum me gjimnazistë në Kukës, – dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me nxënës në Bajram Curri: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90
AKTIVITETE

Forum me nxënës në Bajram Curri: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE