• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Tryezë debati: Sfida dhe shanset për reformë zgjedhore

2 years ago
A do të kemi reformë zgjedhore për 2025? Cilat janë prioritetet e reformës së mundshme zgjedhore? A do të kemi reformë në legjislacionin mbi partitë politike dhe financimin elektoral, raportin e partive me shtetin dhe administrimin zgjedhor? Cilat janë rekomandimet e ODIHR/OSBE të pa zbatuara? Zgjidhjet afatshkurtra dhe afatgjata? Cilat janë pritshmëritë dhe kërkesat e qytetarëve për reformë? Cili është roli i parlamentit dhe i partive politike, shoqërisë civile dhe KQZ? A ka përputhje midis synimeve të partive dhe kërkesave qytetare, nevojave të vendit dhe detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në BE? A do të votojnë edhe qytetarët që ndodhen jashtë vendit (diaspora)? A do të ndryshojë sistemi zgjedhor?
Këto ishin disa nga tematikat e diskutuara sot në tryezën “Sfida dhe shanset për reformë zgjedhore: pritshmëritë qytetare, rekomandimet prioritare dhe adresimi i ndërhyrjeve afatshkurtra dhe afatgjata” organizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP). Pjesëmarrës ishin drejtues të Kuvendit dhe të komisionit të reformës zgjedhore, deputetë dhe politikanë të tjerë, drejtues të KQZ dhe të institucioneve, përfaqësues të njohur ndërkombëtar, ekspertë nga shoqëria civile, Kuvendi dhe institucionet e pavarura, etj.
✅ Z. Afrim Krasniqi, drejtues i ISP, parashtroi rëndësinë e reformës zgjedhore, prioritetet dhe drejtimet kryesore për ndërhyrje, duke apeluar për proces parlamentar transparent dhe llogaridhënës.
✅ Z. Reinout Vos, Ambasador i Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri citoi raport progresin e BE mbi Shqipërinë lidhur me mungesën dhe nevojën e reformës zgjedhore, nxitjen e Kuvendit për ndërveprim dhe rëndësinë e konsultimeve me aktorët civilë në proces.
✅ Znj. Dëshira Pasko, eksperte e ISP, prezantoi çështjet prioritare për ndërhyrje në kuadër të reformës së re zgjedhore si dhe rekomandimet përkatëse.
✅ Znj. Dorina Bërdufi, eksperte e ISP, prezantoi gjetje e rekomandime kryesore nga sondazhi me qytetarët mbi “Prioritetet e reformës zgjedhore, sjelljen elektorale dhe sfidat e përfaqësimit politik në Shqipëri”.
✅ Z. Erjon Tase, në emër të Akademia e Studimeve Politike prezantoi gjetje dhe rekomandime nga raporti “Mbi zbatimin e kufizimeve të përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhjet vendore 14 maj 2023”.
✅ Znj. Dhurata Çupi Tyli, (PD) zv/kryetare e Komisionit të Ligjeve foli për rolin e parlamentit dhe përgjegjësitë parlamentare që lidhen me integritetin e jetësimit të reformës zgjedhore.
✅ Znj. Blerina Gjylameti, (PS) nga Komisioni i Reformës Zgjedhore paraqiti qëndrimin e mazhorancës lidhur me reformën zgjedhore, ecurinë e procesit dhe pritshmëritë e ardhshme.
✅ Z. Enkelejd Alibeaj, (PD) nga Komisioni i Reformës Zgjedhore ofroi të dhëna nga ecuria e deritanishme e komisionit, paketa e propozimeve për reformë dhe sfidat për jetësimin e saj.
✅ Z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve foli mbi prioritetet nga këndvështrimi i KQZ dhe rëndësinë e respektimit të afateve kohore për të mundësuar procese të rëndësishme, përfshirë votën e diasporës dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.
✅ Z. Ilirjan Rusmali, KAS / KQZ parashtroi bazat e një reforme zgjedhore të qëndrueshme dhe afatgjatë si dhe mësimet nga përvojat e mëparshme të komisioneve mbi reformën.
✅ Z. Fatmir Mediu, (PR) nga Komisioni i Reformës Zgjedhore parashtroi problematikat kritike të mosfunksionimit të tij dhe pengesat e vullnetit politik për reformë solide dhe përfaqësuese.
✅ Z. Arben Pëllumbi (PS) nga Komisioni i Reformës Zgjedhore konfirmoi qëndrimin e mazhorancës lidhur me vullnetin për jetësimin e rekomandimeve të ODIHR/OSBE-së.
✅ Z. Petrit Vasili, (PL) nga Komisioni i Reformës Zgjedhore kritikoi vonesat dhe pengesat në jetësimin e reformës dhe përgjegjësinë e qeverisë për mungesën e standardeve zgjedhore.
✅ Znj. Gerta Meta, (SHKD) nxiti nevojën e diskutimit nga komisioni i posaçëm dhe Kuvendit të rekomandimeve të ardhura nga aktorët politike dhe shoqëria civile.
Diskutimi në tryezë ishte konstruktiv dhe mesazhi i përgjithshëm ishte nevoja emergjente për reagim të Kuvendit përmes komisionit të posaçëm dhe strukturave të tjera drejtuese për të mundësuar rikthim të normalitetit në dialogun politik e institucional, nisjen e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës për reformën, ndryshime në kohë në legjislacionin zgjedhor dhe të partive politike dhe mbi të gjitha, vullnet të qartë politik dhe qasje strategjike për një reformë sa më të besueshme, afatgjatë dhe funksionale.
Aktiviteti u realizua nga Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies në kuadër të angazhimit aktual me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta, Embassy of the Netherlands in Albania përmes programit MATRA: projekti “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, si dhe Cluster One “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien në përmbushje të kritereve të Grupit të Parë të Kapitujve Negociues”, i cili po zbatohet nga CSDG – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, AIS dhe Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies.
Raportet kryesore të prezantuara në takim janë publike dhe mund të aksesohen në faqen zyrtare të ISP https://isp.com.al/
ShareTweet

Të ngjashme

Reforma Zgjedhore, urgjenca për transparencë e llogaridhënie mbi financimin e partive politike
ANALIZA

Reforma Zgjedhore, urgjenca për transparencë e llogaridhënie mbi financimin e partive politike

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit
DEKLARATA

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve
ANALIZA

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE