Projekti: “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”2024-2025
Instituti i Studimeve Politike (ISP), është duke implementuar projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”2024-2025, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) organizatë lider, në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ). Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike.
Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në parandalimin dhe shfaqjen e ndikimeve të panevojshme përmes angazhimit, monitorimit, ngritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit, si dhe përmes informimit të një grupi të rëndësishëm të aktorëve dhe palëve të interesuara për të siguruar implementimin e drejtë dhe të lirë nga ndikimet e panevojshme në procesin zgjedhor. Instituti i Studimeve Politike synon të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën paszgjedhore.
Për realizimin e aktiviteteve te planifikuara për projektin ISP, do të organizojë 4 open forume për zhvillimin e të cilave, për efekt promovimi dhe sensibilizimi, kërkohet prodhimi i Setit Promocional me logo dhe titulli i projektit për pjesëmarrësit në këto open forume.
Për thirrjen e plotë dhe specifikimet teknike ju lutem klikoni këtu: