Institutin e Studimeve Politike (ISP), do të implementojë projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) organizatë lider si dhe në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ). Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike.
Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në parandalimin dhe shfaqjen e ndikimeve të panevojshme përmes angazhimit, monitorimit, ngritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit, si dhe përmes informimit të një grupi të rëndësishëm të aktorëve dhe palëve të interesuara për të siguruar implementimin e drejtë dhe të lirë nga ndikimet e panevojshme në procesin Zgjedhor.
Në kuadër të përfundimit të këtij projekti, ISP hap thirrjen për angazhimin e një eksperti të jashtëm për hartimin e raportit final – përmbledhës mbi aktivitetet dhe ecurinë e projektit mbi integritetin e kandidatëve në zgjedhjet elektorale.
Per thirrjen e plotë dhe Termat e References ju lutem klikoni këtu:
ToR Kerkese per oferte- Ekspert per hartimin e raportit final te projektit