Baza ligjore? Këshilli i Ministrave ka krijuar Task – Force për zgjedhjet vendore 2023. VKM parashikon mbledhje javore, vendimmarrje dhe informim të publikut.
Problemi? Një muaj nga nisja e fushatës ende nuk ka asnjë njoftim dhe konfirmim për mbledhjen e Task – Force, për vendimmarrje dhe as për akte që tregojnë se qeveria ka respektuar vendimmarrjen e saj.
Rekomandimi? Këshilli i Ministrave dhe sekretariati përgjegjës do të duhet të zbatojnë VKM e miratuar, KQZ duhet të kërkojë informacione dhe secili institucion të bëj publike bilancin ose përgjegjësinë për Task – Force.
Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.