Kuvendi zgjedh disa zyrtarë të rëndësishëm në Institucione Kushtetuese dhe të Pavarura të krijuara me ligj. Kushtetuta, ligjet organike dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë kritere, standarde dhe procedura të jetësimit të këtij funksioni parlamentar.
Thelbi i një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe efektiv nga ana e Kuvendit bazohet në:
- Respektimin e afateve, kritereve dhe procedurave ligjore të kandidimit dhe zgjedhjes.
- Ekzistencën e kandidatëve konkurrues me të dhëna cilësore për fushën e synuar.
- Realizimin e procesit vendimmarrës në mënyrë transparente dhe me integritet.
Nga monitorimi i ISP-së të disa seancave dëgjimore me kandidatët për anëtarë në vendet vakante të shpallura nga Kuvendi në institucionet e Pavarura, pati kritika të arsyeshme:
- Mbi mosplotësimin formal të kritereve ligjore të kandidimit dhe ekspertizës.
- Mbi gjendjen e mundshme në konflikt interesi dhe praktika formale konkurrimi.
Vendimmarrjet i takojnë kryesisht seancës plenare, por seancat dëgjimore kanë rol thelbësor në jetësimin e standardeve të larta të vendimmarrjes. Kuvendi duhet të kryejë verifikime të thelluara nga CV-të e kandidatëve dhe rekordet e tyre përpara se procesi të finalizohet me vendimmarrje.
Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.