REFORMA NË DREJTËSI: ME QYTETARËT DHE PËR QYTETARËT
PERIUDHA: Qershor 2018 – Mars 2019
FINANCUES: OSFA, Programi i Reformës në Drejtësi
Nga ligjet tek jetësimi praktik. Informim, lobim dhe monitorim
Duke e konsideruar jetësimin integral të reformës në drejtësi si shërbim cilësor dhe me rëndësi për vetë shoqërinë, shtetin dhe qytetarët, projekti synon të përfshijë në mënyrë aktive bashkëpunimi dhe sensibilizimi qendrat universitare kryesore në vend (me fokus kryesor studentët e drejtësisë, shkencave politike dhe shkencave të komunikimit), stafet akademike respektive në universitetet publike si dhe medien e shoqërinë civile. ISP do të kryejë monitorimin e ligjërimit publik mbi reformën, si dhe të evidentojë, ndërmjetësojë e promovojë raste konkrete të ngritura nga takimet e debatet referuar institucioneve të reformës dhe për reformën. Rritja e pjesëmarrjes publike në proces ka kapacitetin ta shndërrojë reformën në drejtësi në mekanizëm suksesi për rritje e zgjerim të demokracisë përfaqësuese, të nivelit të shtetit të së drejtës dhe të forcimit të institucioneve.