Raportimi vjetor i institucioneve të pavarura në Kuvend është një proces i rëndësishëm në jetësimin e funksionit mbikëqyrës parlamentar, por edhe i transparencës dhe llogaridhënies publike.
Gjetjet nga monitorimi
Nga monitorimi i ISP-së rezulton se procesi i raportimeve ka nxjerrë në pah edhe shqetësime të shoqëruara me kërkesa dhe rekomandime për ndërhyrje ligjore, zgjidhje të mosmarrëveshjeve në kompetenca, mbështetje me buxhet dhe burime njerëzore, si dhe konceptin e pavarësisë ndaj presioneve apo ndërhyrjeve politike. Po ashtu, raportimet vjetore janë shoqëruar edhe me komente e vlerësime politike nga ana e disa deputetëve apo grupeve parlamentare.
Zgjidhja optimale
Për një proces raportimi me integritet dhe efektiv, ISP rekomandon:
- Çdo komision përgjegjës të ketë relatorë nga dy palët kryesore politike,
- Pyetjet e deputetëve të marrin përgjigje shteruese nga institucionet,
- Institucionet të plotësojnë raportet vjetore pas seancave dëgjimore,
- Komisionet përgjegjëse të ndjekin kërkesat dhe rekomandimet e institucioneve,
- Rezolutat të përfshijnë angazhime konkrete dhe të matshme të dyanshme.
Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.