Mbikëqyrja parlamentare në raport me institucionet kushtetuese dhe të krijuara me ligj ushtrohet përmes:
- raportimeve vjetore të institucioneve në Kuvend,
- seancave dëgjimore në komisionet përgjegjëse parlamentare,
- miratimit të rezolutave në komisione ose seancat plenare,
- vizitave në institucione, seancave të pyetjeve apo komisioneve hetimore.
Rezolutat e miratuara janë dokument zyrtar dhe përmbledhje e të gjithë procesit. Ato duhet të reflektojnë:
- vlerësimin e realizimeve dhe progresit gjatë vitit paraardhës,
- performancën e institucionit në raport me përgjegjësitë ligjore,
- problematikat kryesore lidhur me procesin e Integrimit Evropian,
- opinionet e konsoliduara të grupeve parlamentare mbi institucionin,
- prioritetet e angazhimeve për vitin pasues kalendarik.
Nga praktika e raportimeve në parlament gjatë vitit 2023 disa prej këtyre elementëve nuk janë jetësuar plotësisht. Mekanizmi i raportimit dhe mbikëqyrjes meriton të krijojë standarde të qëndrueshme dhe të unifikuara transparence dhe llogaridhënëse.
Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokracinë (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.