• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Ligji mbi strehimin social: 1.5 vjet nga miratimi ende mungojnë 43% e akteve nënligjore

5 years ago

Ligji 22/2018 “Për strehimin social” u miratua në maj 2018 dhe hyri në fuqi në nëntor 2018. Ai  prezantohej gjerësisht si një ligj që do të sillte ndryshime thelbësore pozitive në politikat e strehimit, sidomos në raport me qeverisjen vendore, përgjegjësitë shtetërore dhe biznesin privat. Ai solli dy risi, konceptin e pronarit social, si dhe detyrimin e subjekteve private për të dorëzuar 3% të sipërfaqes së ndërtimit në funksion të strehimit. Neni 76 i ligjit ngarkon Këshillin e Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve të tij, konkretisht rreth 18 akte nënligjore, si dhe “ministri përgjegjës për strehimin, ministri përgjegjës për çështjet vendore dhe ministri përgjegjës për çështjet sociale për nxjerrjen e akteve përkatëse nënligjore, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”. Prej kohës kur ligji ka hyrë në fuqi ka kaluar rreth 1.5 vjet, e megjithatë, një analizë e detajuar e akteve nënligjore në funksion të zbatimit të tij tregon se një pjesë e rëndësishme e tyre nuk janë miratuar ende.

Periudha 6 mujore pas miratimit të ligjit (mars 2019) u kalua në periudhë gati 1.5 vjeçare, duke krijuar një bilanc paraprak të ecurisë së akteve ligjore dhe të vetë zbatueshmërisë dhe impaktit të ligjit/akteve nënligjore. Një analizë e impaktit të arritur dhe të munguar të ligjit 22/2018 kërkon hulumtime më të thelluara në sektorët përkatës, qeverisjen qendrore dhe vendore, etj, por gjithsesi ajo merr në konsideratë edhe detyrimin kushtetues e ligjor të Këshillit të Ministrave dhe ministrive përgjegjëse për të miratuar së paku aktet nënligjore në funksion të ligjit. Pa aktet nënligjore ligji nuk mund të ketë impakt dhe as sukses. Stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP) monitoroi aktet nënligjore në funksion të ligjit dhe arriti në përfundimin se në periudhën e fundit të vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020, pra rreth 1.5 vjet nga miratimi i ligjit, nuk janë miratuar ende 43% e akteve nënligjore. Tabela e ilustron raportin aktual, 57% të akteve të miratuara nënligjore dhe 43% ende të pa miratuara. Vlen të theksohet se disa akte nënligjore të nevojshme dhe pozitive, në kuadër të përballjes me pasojat e tërmetit 2019, nuk mund të jenë alibi dhe nuk kanë lidhje me detyrimet nga ligji 22/2018, por kanë të bëjnë me situatën emergjente që kaloi vendi, ndërkohë që detyrimet direkte ligjore do të duhej të ishin prioritare pavarësisht problematikave dhe situatave që krijohen në vend gjatë muajve e viteve.

Monitorimi i ISP  po bëhet në zbatim të projektit “Monitorimi dhe impakti i akteve të munguara ligjore dhe perspektiva për Shqipërinë”, i cili realizohet me mbështetjen financiare nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Qëllimi i tij është monitorimi i Programit Analitik të Projekt-akteve të miratuar nga Këshilli i Ministrave, monitorimi i akteve kryesore ligjore dhe nënligjore në fusha specifike, nxitja e respektimit të detyrimeve ligjore nga institucionet, si dhe analizën e impaktit të akteve te munguara nënligjore.

Në lidhje me impaktin më të thelluan vlen të sillen në vëmendje disa akte ligjore të KLSH që trajtojnë këtë problematikë. Konkretisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) me vendim 1423/22, datë 22.07.2019 “Për evadimin e materialeve të auditimit të performancës, efektiviteti i programeve sociale të strehimit” arrin në konkluzionin se “ndonëse ligji ka hyrë në fuqi në 30 nëntor 2018 ai është ende i pazbatueshëm. Më konkretisht KLSH thekson se burimi i mosfunksionimit të plotë të ligjit të mëparshëm nuk ka qenë baza ligjore, por moszbatimi i vet ligjit. Problematikat sipas KLSH janë përcaktimi i objektivave nga QQ dhe NjQV për strehimin social, përtej kapaciteteve financiare dhe njerëzore të bashkive; mungesa e një statistike reale mbi numrin e të pastrehëve; mungesa e një strukture të konsoliduar dedikuar çështjeve të strehimit në shumicën e bashkive; kapacitete njerëzore të pamjaftueshme të bashkive për të përthithur dhe ushtruar në mënyrë të plotë kompetencat e ligjit; si dhe ozicionimi i strehimit në periferi të polikë-bërjes dhe politikë-zbatimit, si nga bashkitë ashtu edhe nga strukturat qendrore”. KLSH paralajmëroi në korrik 2019, pra rreth 7 muaj më parë se “është e paqartë nëse ligji i ri ofron një zgjidhje reale dhe praktike për konsolidimin e zbatimit të programeve sociale të strehimit”, pasi shtrihet përtej asaj që përballojnë kapacitetet e bashkive dhe se “dinamika që ofron ligji i ri e bën më riskoz zbatimin e një skeme strehimi të ngarkuar me 5 programe”. Edhe Avokati i Popullit në raportin vjetor në Kuvend pati rekomanduar “organeve shtetërore hartimin e një kuadri të plotë ligjor, të përafruar me standardet ndërkombëtare, që i përgjigjet realizimit efektiv të kërkesave të individëve dhe familjeve të tyre për strehim, duke garantuar kështu sigurimin e një vendstrehimi për çdo kategori individësh, familje në nevojë, apo në vështirësi ekonomike. Gjithashtu, vlerësohet se hartimi i legjislacionit duhet të shoqërohet me rritjen e buxhetit në këtë fushë, si dhe me mbështetjen që duhet të japë qeverisja qendrore ndaj organeve të qeverisjes vendore me projekte sociale të strehimit”.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

 

ShareTweet

Të ngjashme

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
AKTIVITETE

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025

Rrjeti Safejournalist.net raporton mbi sulmin denigrues të KM Rama ndaj drejtuesit të ISP-së
ARKIVI MEDIATIK

Rrjeti Safejournalist.net raporton mbi sulmin denigrues të KM Rama ndaj drejtuesit të ISP-së

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE