Shqipëria ka nevojë për standarde më të larta të zbatimit të ligjit dhe për investim më të madh në rritjen e kulturës ligjore. Një pjesë e ligjeve ndeshen me vështirësi ose pamundësi në zbatimin e tyre për shkak të mungesës së akteve nënligjore, vonesës apo mungesës së një mekanizmi efektiv që ndjek në vijueshmëri afatet dhe të gjithë elementët e jetësimit të ligjit. ISP është duke monitoruar matricën ligjore dhe impaktin e akteve të munguara ligjore me qëllim sensibilizimin dhe nxitjen e institucioneve për nxjerrjen e tyre në kohë dhe rritjen e standardeve të zbatimit të ligjit. Projekti po jetësohet me mbështetjen financiare nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.