Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka një partneritet aktiv me median dhe publikun. Cdo botim profesional, raport apo qëndrim i ekspertëve të ISP mbi problematika politike e institucionale që lidhen me fokusin e punës së tij, gjen mbështetje e pasqyrim në media.
Në momentet e zhvillimeve të rëndësishme politike në vend ISP ka qenë burim referimi nga shumica e mediave perëndimore dhe rajonale, përfshirë VOA, DW, gazeta e media televizive të njohura gjermane, austriake, greke, italiane, spanjolle, etj. Secila prej mediave kryesore informative në vend; – TV apo portale, gazeta apo revista, agjensi informacioni etj, ka pasur në vazhdimësi referime nga aktiviteti, qëndrimet dhe raportimet publike të ISP.
Më poshtë po ju prezantojmë vetëm një pjesë të vogël nga tërësia e titujve kryesorë të pasqyrimit mediak, gjatë dy viteve të fundit.