Më 24 maj stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) ishte në Kukës, në gjimnazin Gjimnazi ” Havzi Nela ” Kukes për të zhvilluar takimin e radhës me gjimnazistë mbi memorien dhe dialogun mbi të kaluarën e shtetit dhe shoqërisë 1945-1990. Projekti është mbështetur nga programi Transition, financim i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Çekisë, – Embassy of Czech Republic in Tirana. Folës të ftuar ishin shkrimtari Lazer Stani, një prej realizuesve të projektit të ISP, si dhe shkrimtari Petrit Palushi, një prej studiuesve cilësorë lidhur me disidencën në periudhen komuniste.
Bashkëbisedim shumë interesant, të rinj të informuar më shumë nga media sesa nga mjedisi shoqëror e arsimor, në një prej shkollave që mban emrin e poetit të fundit të vrarë në publik në të gjitha vendet ish komuniste në Europë.