Profesor Klodjan Skënderaj ishte lektori i radhës në aktivitetin e Institutit të Studimeve Politike me studentë të fakultetit të drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Tema referuese lidhej me sekuestrimin dhe konfiskimin e pronës në procesin penal. Aktiviteti behët në kuadër të programit të Këshillit të Europës për thellimin e njohurive të studentëve të Fakultetit të drejtësisë me vendimet dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Programi synon njohuri të thelluara të studentëve lidhur me çështjet e pronësisë dhe problematikat e trajtimit të tyre përmes praktikave të njohura të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Aktiviteti bashkon lektorë e studentë, krijon debat dhe shkëmbim opinionesh, si dhe synon të sensibilizojë dhe të ndikojë pozitivisht jo vetëm në njohjen e thelluar të problematika, por edhe në përfshirjen e elementëve më të rëndësishëm të tyre në programet mësimore të fakulteteve të drejtësisë.