• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: Deklarim lidhur me fillimin e parakohshëm të fushatës elektorale

Zgjedhjet nuk janë një ditë, nuk janë vetëm akti i votimit, por janë një proces dhe gjithë procesi kërkon monitorim & vlerësim.

3 years ago

Kodi Zgjedhor përcakton afatin kohor të fillimisht të fushatës elektorale. Sipas kalendarit aktual, fushata nis zyrtarisht më 14 prill dhe përfundon më 14 maj 2023. Pavarësisht përcaktimeve fushata de facto ka nisur prej kohësh dhe partitë janë duke zhvilluar aktivitete promovuese të kandidatëve në bashki të ndryshme.

Nga monitorimi i ISP-së rezulton se drejtuesit më të lartë të qeverisë e PS-së, drejtuesit e bashkive, drejtuesit politikë opozitës, përfshirë dy grupet në PD dhe PL, kanë zhvilluar vetëm gjatë muajit shkurt rreth 55 aktivitete me natyrë të qartë elektorale.

Në një shoqëri demokratike partitë kanë të drejtë të bëjnë aktivitete dhe të promovojnë idetë e veta, kandidatët e vet, por përcaktimi ligjor mbi periudhën e fushatës elektorale lidhet me disa detyrime:

  • detyrimin për monitorim të financimit,
  • detyrim për monitorim të raportimit në mediat publike/AMA,
  • detyrim për monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore,
  • detyrim për monitorimin e donacioneve dhe grupeve mbështetëse,
  • detyrim për monitorimin e kandidatëve dhe të subjekteve zgjedhore,
  • detyrim për monitorimin e reklamave / spoteve në media

Në kushtet aktuale, kur zyrtarisht nuk ka nisur fushata, asnjë prej këtyre elementëve nuk monitorohen, nuk raportohen dhe nuk llogariten në elementë elektoralë, por de facto ato janë të tilla.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron sjelljen e partive dhe  strukturave shtetërore në procesin elektoral. Nga kjo pozitë ISP vlerëson se fillimi i hershëm i fushatës elektorale ka cenuar parimet e mira zgjedhore dhe përbën një rast i dukshëm abuzimi nga ana e subjekteve politike kryesore.

  • ISP apelon KQZ të adresojë shqetësimin tek subjektet elektorale për nevojën e respektimit të afateve ligjore për fushatën, si dhe ti trajtojë aktivitetet e tanishme si pjesë të fushatës elektorale me të gjitha detyrimet pasuese.
  • ISP apelon partitë politike të bëjnë deklarim të rregullt të financimit të aktiviteteve të tyre publike, si dhe të respektojnë afatet ligjore, për të cilat vetë ato kanë votuar,
  • ISP apelon qeverinë të ndalojë përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, duke ndërmarrë akte konkrete, si dhe ministrat, të qëndrojnë në detyrën ekzekutive në përputhje me mandatin kushtetues, duke evituar pjesëmarrjen në kohën e punës në aktivitete promovuese elektorale dhe partiake.
  • ISP apelon bashkitë dhe administratën vendore të evitojnë aktivitetet me natyrë elektorale, duke respektuar parimet e Kodit Zgjedhor
  • ISP apelon të gjithë aktorët vëzhgues të kryejnë monitorim edhe në periudhën aktuale paraelektorale, për t’i dhënë integritet të plotë procesit të monitorimit dhe nevojës për transparencë maksimale në procesin elektoral.

Zgjedhjet nuk janë një ditë, nuk janë vetëm akti i votimit, por janë një proces. Më shumë se emrat fitues kanë vlerë e rëndësi standardet zgjedhore, aftësia e Shqipërisë për zgjedhje me integritet dhe maturi, sfida për jetësimin e demokracisë funksionale.

Deklarata e plotë mund të lexohet këtu: ISP – Lidhur me fillimin e parakohshëm të fushatës elektorale

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

Promovimi dhe llogaridhënia e zyrtarëve të zgjedhur: Dekriminalizimi dhe integriteti 2023-2025
ARKIVI MEDIATIK

Promovimi dhe llogaridhënia e zyrtarëve të zgjedhur: Dekriminalizimi dhe integriteti 2023-2025

Tiranë, tryezë diskutimi mbi legjislacionin e partive & financimin politik
AKTIVITETE

Tiranë, tryezë diskutimi mbi legjislacionin e partive & financimin politik

Video sensibilizuese: Gjetje dhe rekomandime lidhur me trajtimin e vrasjeve në kufi 1988-1991
ARKIVI MEDIATIK

Video sensibilizuese: Gjetje dhe rekomandime lidhur me trajtimin e vrasjeve në kufi 1988-1991

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE