Baza ligjore në fuqi?
Kodi Zgjedhor u jep të drejtën dy anëtarëve në KAS dhe subjekteve politike të kërkojnë rinumërim të votave, duke e përfshirë këtë si një prej standardeve pozitive të besimit në procesin zgjedhor.
Problematika e konstatuar?
Procesi i rinumërimit nxori në pah disa parregullsi në numërimin e votave midis subjekteve dhe brenda subjekteve politike, si dhe po shoqërohet me kosto të larta financiare, përfshirje të burimeve të shumta njerëzore dhe zgjatje të shpalljes së rezultateve finale të zgjedhjeve.
Rekomandime për ndërhyrje?
KQZ duhet të iniciojë denoncime në Prokurori dhe masa administrative penalizuese për të gjithë nëpunësit përgjegjës në rastet e cenimit të votës, ndryshime ligjore për administrim më të shpejtë të procesit / ankimimeve, si dhe adresim të kostove te buxhetit shtetëror për partitë politike.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.