Baza ligjore në fuqi
Legjislacioni u njeh bashkive dhe institucioneve lokale përgjegjësinë për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat kulturore dhe historike vendore, organizimin e veprimtarive, nderimin e individëve /ngjarjeve dhe si akte të tjera që lidhen me memorien, traditën, identitetin dhe dialogun qytetar.
Problematika e konstatuar
Shumica e bashkive në zonat kufitare, në të cilat janë shënuar ngjarje të rënda të vrasjeve në kufi në vitet 1988-1991 nuk ka një sistem identifikimi dhe vlerësimi, aktivitete që lidhen me memorien dhe as fokus institucional për hetimin e rasteve të personave të zhdukur.
Rekomandime për ndërhyrje
Institucionet vendore që lidhen me kulturën, kujtesën, trashëgiminë, turizmin dhe sistemin arsimor, bazuar në praktikat e mira, duhet të përfshihen, programojnë dhe të veprojnë për të identifikuar, nderuar dhe përkujtuar viktimat politike të vrasjeve në kufij.
Ky infografik është realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) në kuadër të projektit “Mbi viktimat e kufirit: Informim e sensibilizim për viktimat e vrasjeve dhe zhdukjeve gjatë arratisjeve në kufij gjatë viteve 1988-1991”, i cili po mundësohet nga International Commission on Missing Persons (ICMP), përmes grantit të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e ISP-së.