Baza ligjore në fuqi
Sipas ligjit 69/2012 në sistemin arsimor respektohen, mbrohen dhe promovohen të drejtat dhe liritë e njeriut, sigurohet e drejta për arsimim cilësor, garantohet veprimtaria formuese, si dhe i gjithë procesi bazohet në parimin e përfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies.
Problematika e konstatuar
Nga të dhënat monitoruese të ISP-së rezulton se programet dhe tekstet mësimore nuk ofrojnë hapësirën dhe informacionin e duhur mbi periudhën historike para 1991, si dhe nuk trajtohen raste apo problematika të vrasjeve të të pafajshmëve në zonat kufitare.
Rekomandime për ndërhyrje
Bazuar në praktikat e vendeve me fenomene të njëjta në BE, MAS dhe institucionet përgjegjëse duhet të përfshijnë dhe trajtojnë dëshmi dhe veprimtari cilësore që informojnë dhe formojnë të rinjtë mbi periudhën komuniste, si dhe krimet mbi vrasjet në kufi.
Ky infografik është realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) në kuadër të projektit “Mbi viktimat e kufirit: Informim e sensibilizim për viktimat e vrasjeve dhe zhdukjeve gjatë arratisjeve në kufij gjatë viteve 1988-1991”, i cili po mundësohet nga International Commission on Missing Persons (ICMP), përmes grantit të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e ISP-së.